Mijëra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova kanë dalë në protestë kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit.
Përfaqësues të organizatorëve të protestës kanë bërë thirrje për të mos u tërhequr nga protesta deri në heqjen e taksës, pasi është një diskriminim i banorëve të zonës verilindore të Shqipërisë.
‘Ne kemi ardhur për të protestuar paqësisht, por policia na provokoi. Nuk pranojmë negociata, të hiqet taksa’,- është shprehur një nga banorët.