Mbështetësit e Partisë Demokratike organizuan një manifestim të veçantë në Korçë për të kundërshtuar zgjedhjet e 30 qershorit të cilat sipas tyre janë të paligjshme dhe njëpartiake.
Të mbështetur nga zyrtarët e lartë të PD, Ervin Salianji dhe Andrea Mano, protestuesit e kanë ironizuar procesin zgjedhor duke e krahasuar si të ngjashëm me ato që mbaheshin në kohën e diktaturës. Ata kanë qenë të gjithë të pajisur me shami të kuqe dhe kënduan këngë për diktatorin Enver Hoxha./ Opinion.al