Rajoni

Protesta në Beograd, Vuçiç: Kaq njerëz i mbledh në çdo fshat


               Publikuar në : 14:59 - 13/04/19 |
eri on

Teksa opozita në Serbi do të protestojë këtë të shtunë kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, ky i fundit i ka thirrur qytetarët në një anti-protestë në datën 19 prill. Sipas Vuçiçit, uniteti është i nevojshëm pasi Serbinë e presin shumë probleme.

“Nuk nuk do të fshihemi më 19 prill. Nuk do të shëtisim nëpër rrugë, por do të qëndrojmë me një vend për të treguar se sa prej nesh jemi”, tha Vuçiç për televizionin Pink.

Sipas opozitës serbe, kjo do të jetë protesta më e madhe deri më tani. Pikërisht për këtë pretendim, Vuçiç ka thënë se aq njerëz mund t’i mbledhë në çdo fshat, duke ironizuar pjesëmarrjen në protestat e opozitës.

Që prej dhjetorit të vitit të kaluar, në Serbi po mbahen protesta për të kundërshtuar sundimin autokratik të Vuçiç dhe kufizimit të lirisë së mediave.

Protestuesit po ashtu kanë shprehur zemërimin e tyre ndaj transmetuesve shtetëror RTS dhe RTV. Muajin e kaluar, një grup protestuesish hyri në ndërtesën e RTS, duke kërkuar që t’iu lejohet që të lexojnë kërkesat e tyre në një transmetim direkt televiziv. Por, policia i largoi protestuesit nga televizioni publik./Opinion.al

Pas