Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta ndryshe e opozitës, Basha me dy kushte për zgjidhjen e krizës

2019/06/21 at 8:55 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta ndryshe e opozitës, Basha me dy kushte për zgjidhjen e krizës

Një protestë ndryshe si ato 8 të parat, mbështetësit e opozitës të shumtë në numër u mblodhën përpara Kryeministrisë. Binin në sy një numër i madh fëmijësh, gra dhe vajza ndërsa dhe kreu i opozitës doli i shoqëruar nga bashkëshortja dhe dy vajzat e tij.

Organizatorët i kishin kushtuar më tepër rëndësi mesazheve përmes simboleve, ndërsa kreu i opozitës Luzlim Basha mesazhin e drejtpërdrejt e kishte për ndërkombëtarët.

“Kjo betejë nuk do të mbarojë me largimin e Edi Ramës, por vetëm kur të kemi vazhduar kushte për Shqipërinë si gjithë Europa. Gjatë kësaj jave dhe asaj që shkoi çdo kush, çdo përfaqësues i demokracive perëndimore që nuk kanë besuar apo nuk kanë kuptuar krimin e organizuar, bandën e krimit në pushtet e ka kuptuar se përballë tyre ka qenë jo një kryeministër po një kryemafioz. Standardi euriopian i kësaj krize kalon përmes dy hapave: largimi i Edi Ramës është i panegociueshëm. Dhe zgjidhje politike pa nxjerrë nga qelitë vëllezërit dhe motrat tona, sepse protestuan për Evropën dhe demokracinë dhe pa futur në qeli ata që vodhën votat nuk ka zgjidhje politike”, tha Basha.

Basha: Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor. Ai do të jetë varreza politike për Edi Ramën

Edi Rama marshon drejt gushtit të shtetit, drejt votimeve pa opozitën, me KQZ të paligjshme, me karta identiteti të paligjshme. Ta dijë mirë Edi Rama se nuk ka zgjedhje më 30 qershor, nuk bëhet asnjë hap pas. Aleanca qytetare është në këmbë, beteja vazhdon qytete më qytet, fshat më fshat, demokracia është në këmbë kundër krimit. Çdo tentativë për të provokuar shqiptarët do të dështojë, ndërsa 30 qershori do të jetë varreza politike e Edi Ramës dhe e riindjes. Këto mesazhe të qarta, që shumëkush prej jush i di fare mirë, i bëjmë sonte të qarta për këdo që nuk i di, nuk do të ketë më në Shqipëri zgjedhje me Edi Ramën, nuk do të ketë proces politik pa dënuar hajdutët e votave. Ky është standardi i Europës dhe Perëndimit. Nuk ka paqe pa drjetësi, nuk ka zgjedhje pa drejtësi.

Nis protesta e opozitës, dalin detajet e para

Protestuesit e parë janë mbledhur para Kryeministrisë, në protestën e 9 kombëtare të opozitës. Ajo që të binte në sy, ishte një bust, ai i Enver Hoxhës, por me fytyrën e kryeministrit Edi Rama.

Apeli i kreut të opozitës Lulzim Basha duket se është dëgjuar nga qytetaret. Ata kanë marre me vete femijët, se bashku me simbolet e protestës “Rama ik”. Edhe Basha ka marrë pjesë në proteste me bashkëshorten Aurela dhe dy vajzat, Dafina dhe Viktoria.

Që nga 8 qershori, kur ishte protesta e radhës, përplasjet mes qeverisë, Presidentit dhe opozitës janë shtuar. Shkak është bërë mosnjohja nga mazhoranca qeverisëse e zhdekretimit të 30 qershorit si datë zgjedhjesh.

Nga qendra, beteja zbriti në bazë, ku mbështetësit e opozitës në bashkitë e djathta u përplasen me Policinë e Shtetit duke kërkuar lirimin e KZAZ-ve. Përgjimet e gjermanes BILD, ku zbardhen biseda mes eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste dhe zyrtarëve lokale për blerjen e votave, janë një tjetër argument i përdorur nga Basha. Këto përgjime, sipas Bashës, faktuan akuzat e opozitës se zgjedhjet e 2017 janë blerë me paratë e krimit./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
7 ushqimet që ngadalësojnë procesin e plakjes

7 ushqimet që ngadalësojnë procesin e plakjes

Video/ Berisha në protestë, përshëndet protestuesit

Video/ Berisha në protestë, përshëndet protestuesit

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, ja ku ndodhet Rama

Protestuesit rrethojnë Kryeministrinë, ja ku ndodhet Rama

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com