Aktualitet

Protesta/Meta nxjerr foton e vogëlushes: Inceneratori po djeg paratë e librave të mi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:42 - 14/09/22 |
Opi Nion

Një ditë pas protestës së Partisë së Lirisë te Inceneratori i Tiranës, kreu i kësaj force politike, Ilir Meta ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin e një vogëlusheje, pjesëmarrëse në protestë. Vajza mban në dorë një pankartë ku shkruhet: Inceneratori po djeg paratë e librave të mi.

Krahas fotos Meta shkruan se ky ishte një nga mesazhet më domethënës së protestës. Sipas tij, paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve.

 “Një nga mesazhet më domethënës të protestës qytetare! Paratë që duhet të shpenzoheshin për një arsim cilësor, vidhen me inceneratorët duke djegur të ardhmen e fëmijëve. Arsim cilësor pa buxhetim nuk mund të ketë. Vetëm arsimi, si prioritet kombëtar, sjell zhvillim.’- shkroi Meta.

 

Pas