Politikë

Protesta, Meta: Ky vërshim sapo ka nisur, triumf mbi hajdutokracinë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:55 - 04/08/22 |
Opi Nion

Kryetari i PL, Ilir Meta ka reaguar pas mbylljes së protestës që u zhvillua mbrëmjen e sotme para ministrisë Brendshme, Kryeministrisë dhe Presidencës.

Edhe pse është deklaruar se protesta u organizua nga shoqëria civile, Meta paralajmëron se “ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund: Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë!”

Qytetarët protestuan pas vrasjes së vajzës 7 vjeçe, e cila u përplas nga një skaf që drejtohej nga polici Arjan Tase. Protestës së sotme iu bashkuan kryetari i PD, Sali Berisha dhe kryetari i PL, Ilir Meta.

Protestuesit deklaruan se i kanë lënë kohë kryeministrit Edi Rama, deri të hënën që të shkarkojë ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro si dhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Postimi i plotë i Metës

Dëgjoni zërin e popullit të lirë!  Frymëzuese protesta e sotme qytetare e shoqërisë civile. Ky vërshim që sapo ka nisur do të kthehet në një ortek dhe do të ketë vetëm një fund: Triumfin e Sovranit mbi hajdutokracinë!/ Opinion.al

Pas