Tre qytetarët të cilët u arrestuan teksa protestuan kundër projektit të Unazës së Re janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Mbi Eduard Ferhati, 27 vje, Ruzhdi Daci, 54 vjeç dhe Tomor Gjata, 56 vjeç rëndojnë akuzat; “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” si dhe bllokimi i rrugës.
Deri më tani numri i qytetarëve të arrestuar që protestojnë kundër projektit i cili prek banesat e tyre ka shkuar në gjashtë.
Ndërkohë, ndryshimet e bëra së fundmi në Kodin Penal, bllokimi i rrugës dënohet deri në 3 vite burg./ Opinion.al E.Xh.