Mijëra protestues, të cilët, kundërshtonin masat anti-Covid në Belgjikë kanë sulmuar Zyrat e Bashkimit Evropian në kryeqytetin belg.
Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell teksa ka publikuar pamje të xhamave të thyër të selisë, ka dënuar dhunën gjatë protestave të së dielës.
“Dënojmë fuqishëm shkatërrimin dhe dhunën e pakuptimtë në protestën e sotme në Bruksel, përfshirë edhe institucionin tonë”, ka shkruar Borrell në llogarinë e tij në Tëitter.
Rreth 50,000 njerëz dolën në rrugët e Brukselit për të protestuar kundër kufizimeve të pandemisë të dielën.
Borrell falënderoi gjithashtu policinë “për veprimin e tyre”./Opinion.al