Qindra njerëz i janë përgjigjur thirrjes së kreut të PD-së, Lulzim Basha për t’iu bashkuar protestës së 18 shkurtit për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, kanë zbritur në Tiranë, për t’iu bashkuar protestës së opozitës.
Me pankarta dhe flamuj në duar protestuesit bëjnë thirrje për largimin e qeverisë.
Nuk kanë munguar as pankartat ku në to shikohe të shkruhet: “O rilindja kriminele jemi njerëz nuk jemi dele”.