Aktualitet

Protesta/ Idrizi: Rama u kthye në kalin e Trojës së Greqisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:28 - 20/10/20 |
Opi Nion

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi së bashku me mbështetësit e tij vijon të protestojë para ministrisë së Jashtme kundër ardhjes së ministrit grek, Nikos Dendias.

Idrizi tha në protestë, se qeveria shqiptare ka fshehur axhendën e saj me ministrin Dendias, në një kohë kur pala greke e ka publikuar. Po ashtu, kreu i PDIU-së është përplasur me forcat e policisë duke refuzuar shoqërimin e mbështetësve të tij.

Edi Rama që e filloi këtë rezolutë për Çamërinë, se do të dilte njëherë në 6 muaj dhe në fund e la dhe nga kalorësi i Çamërisë u kthye në kalin e trojës së Greqisë.

Qeveria shqiptare ka fshehur axhendën shqiptare në krahasim me axhendën greke.

Nuk e zgjodhëm ne kohën e Covid-it për të bërë protestë, e zgjodhi kryeministri i Jashtëm në kohë Covidi që të vijë në Shqipëri“, tha Idrizi.

Pas