Mijëra protestues u mblodhën gjatë të premtes në Australi si pjesë e një fushate protestash botërore, në lidhje me ndryshimet klimatike.
Tubimet e para kanë nisur në qytetin më të madh të Australisë, Sidnej si dhe në kryeqytetin e saj Kanberra. Gjatë protestave, demonstruesit australianë u kanë bërë thirrje autoriteteve të vendit të ndërmarrin veprime më të ashpra për të zvogëluar emetimet e gazrave serë.
Australia është vendi më i madh në botë eksportues i qymyrit dhe gazit të lëngshëm natyror. Protesta në tilla u realizuan edhe në qytete të tjera të botës.
Në SHBA janë planifikuar më shumë se 800 organizime, ndërsa në Gjermani pritet të mbahen më shumë se 400 tubime.
Ato po zhvillohen gjithashtu për presin ndaj udhëheqësve botëror që priten të marrin pjesë në një samit të Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike më 23 shtator./Opinion.al/