Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e transportit publik, reagon MIE: Hapja nuk është në tagrin tonë

2020/06/17 at 3:39 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Pezullimi i transportit, Balluku: Vetëm për udhëtarët, jo për mallrat

Ministria e Infrastukturës i ka cilësuar “konfuze” deklaratat e bëra sot në protestën e përfaqësuesve të Shoqatës së Transportit Publik.


Në një reagim publik, ministria thotë se nuk është në tagrin e saj nisja e punës së shërbimit të transportit publik por se një gjë e tillë varet nga Komiteti i Ekspertëve.

Ndër të tjera Ministria thekson se qeveria ka marrë vendime mjaft të rëndësishme për kompanitë që operojnë në këtë sektor.

“Qeveria Shqiptare ka marrë tashmë vendime mjaft të rëndësishme si:

Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;

Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Në fund të reagimit të saj Ministria e Infrastukturës thotë se në fund të muajit shtator do të prezantohet reforma për sektorin e transportit publik.

Reagimi i plotë i Ministrisë së Infrastukturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është njohur me deklaratat konfuze të bëra nga përfaqësuesit e disa kompanive të transportit publik. Një javë më parë, kur Qeveria vendosi rinisjen e transportit publik, këta përfaqësues deklaruan se nuk do të nisnin punën në shenjë proteste, ndërsa sot ata kanë dalë me një kërkesë tjetër, për hapjen e transportit dhe nisjen e punës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dëshiron të sqarojë opinionin publik se, në kushtet e situatës së emergjencës shëndetësore në vend, hapja e transportit publik nuk është në tagrin as të MIE dhe aq më pak të kompanive të transportit, por vetëm të Komitetit Teknik të Ekspertëve, pasi Qeveria Shqiptare vlerëson se jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlen më shumë se çdo interes tjetër.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur shtyrjen me një javë të hapjes së Transportit Publik, si një shërbim me risk të lartë në këtë situatë epidemiologjike, nisur nga shtimi i rasteve të të prekurve me COVID-19.

Në funksion të mbështetjes së sektorit të transportit publik, ashtu sikurse është vepruar edhe me sektorët e tjerë të prekur nga masat parandaluese të COVID-19, Qeveria Shqiptare ka marrë tashmë vendime mjaft të rëndësishme si:

  • Njohja si shpenzim i zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, nga 43% që ishte deri më sot, me një efekt prej rreth 7 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit;
  • Heqja e të gjitha taksave dhe tarifave vendore për subjektet e transportit publik, deri në 31 dhjetor 2020.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vazhdon përpjekjet e saj për të gjetur forma dhe mundësi për mbështetjen e sektorit të transportit publik dhe çdo nismë e re do të bëhet publike në momentin më të parë të mundshëm.

Nga ana tjetër MIE shpreh gadishmërinë e plotë për të mbështetur nisjen e veprimtarisë së transportit publik, menjëherë sapo të gjykohet e mundur nga ana e Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe ju bën thirrje përfaqësuesve të kompanive të Transportit Publik, të distancohen nga disa individë në radhët e tyre, të cilët ditët e fundit kanë ushtruar dhunë dhe presion deri edhe ndaj përfaqësuesve të shoqatave të Transportit Publik.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është duke përgatitur një reformë të thellë strukturore në sektorin e Transportit Publik, e cila synon nga njëra anë të formalizojë plotësisht këtë sektor dhe nga ana tjetër të rrisë cilësinë e shërbimit për qytetarët. Kjo reformë do të prezantohet në fund të muajit shtator të këtij viti dhe do të nisë nga implementimi në janar të vitit 2021. /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
Bota

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

5 Shtator, 2025 8:50 pm
Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
Aktualitet

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

5 Shtator, 2025 7:46 pm
Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
Aktualitet

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

5 Shtator, 2025 7:35 pm
KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
Bota

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

5 Shtator, 2025 7:29 pm
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

5 Shtator, 2025 6:52 pm
Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët
Kronikë

Ndërtonin pa leje dy objekte në tokë publike në Ksamil, arrestohen punëtorët

5 Shtator, 2025 6:49 pm
Takimi Putin-Trump, Zelenski: Në bisedime të jetë pjesë edhe Evropa
Bota

Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë

5 Shtator, 2025 5:58 pm
Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza
Bota

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza

5 Shtator, 2025 5:02 pm
Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona
Bota

Izraeli vijon sulmet në Gaza, humbin jetën 19 persona

5 Shtator, 2025 4:47 pm
Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës
Bota

Trump ka gati dekretin, Pentagoni do të bëhet departamenti i luftës

5 Shtator, 2025 3:44 pm
Para
Vladimir Putin dhe skandalet gjatë 20 vjetëve në pushtet

Koronavirusi, Putin ndërton një tunel në rezidencë

E përplasi makina e policisë, vdes në spital 65-vjeçari

E përplasi makina e policisë, vdes në spital 65-vjeçari

Dy tubime para MAS dhe MIE, Policia procedon 11 persona

Dy tubime para MAS dhe MIE, Policia procedon 11 persona
















TE FUNDIT

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane

Hungaria pranon blerjen e naftës nga Rusia: Ta bëjnë edhe vende të tjera europiane
5 Shtator, 2025

Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Péter Szijjártó, deklaroi se vendi i tij blen hapur naftë ruse, duke theksuar se nuk...

Lexo më shumë

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

Kreu i SPAK prezanton punën para ambasadorëve BE-së
5 Shtator, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi disa takime të nivelit të lartë dy ditë më parë në Departamentin...

Lexo më shumë

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë

Shpëtohet çifti izraelit, kishin mbetur të bllokuar në zonën e Gjipesë
5 Shtator, 2025

Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur pas tre orësh kërkime të gjejë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç,...

Lexo më shumë

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…

KE gjobit Google, 2.95 miliardë euro për praktika antikonkurruese në…
5 Shtator, 2025

Komisioni Evropian ka gjobitur Google me 2.95 miliardë euro për shkelje të rregullave antitrust të BE-së, duke shtrembëruar konkurrencën në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com