Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e studentëve, Fleckenstein: Qëllimi u arrit pjesërisht

2019/01/27 at 4:27 PM
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e studentëve, Fleckenstein: Qëllimi u arrit pjesërisht

Në një intervistë për ABC News, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaron se studentët e kanë arritur qëllimin e tyre së paku pjesërisht. Por parimi “Gjithçka ose asgjë” përgjithësisht nuk ndihmon. Fleckenstein shpreson, që qeveria të realizojë sa më shumë të jetë e mundur lidhur me aksesin më të mirë për të gjthë në sistemin e arsimit dhe pë t’i pajisur të rinjtë me aftësi dhe njohuri më të mira për tregun e punës.


Pyetje: Protestat e studentëve në Shqipëri vazhdojnë prej më shumë se 5 javësh, fillimisht të përqëndruara në sheshe dhe më pas në gjirin e disa fakulteteve. Shumë prej tyre janë të gatshëm për grevë. Në deklaratën tuaj, ju i keni mëshuar dialogut. Ndërkohë studentët konsiderojnë që 8 kërkesat e tyre nuk kanë nevojë për dialog, por ato duhen plotësuar nga qeveria. Ç’mendoni për këtë?

Knut Fleckenstein, eurodeputet: Eshtë një shenjë e qartë e një shoqërie civile aktive dhe plot jetë dhe gjithashtu një tregues i demokracisë. Demokracia nuk është vetëm të votosh çdo katër vjet. Ka një qeveri të zgjedhur, që duhet t’i marrë çështjet shumë seriozisht, t’i shqyrtojë ato dhe të shohë se ç’mund të realizohet. Kam dëgjuar, se disa çështje po diskutohen, dhe ministrja e ri për Arsimin ka marrë përsipër disa detyra. Kjo do të thotë që studentët e kanë arritur qëllimin e tyre së paku pjesërisht. Nuk jam gjyqtar. Nuk mund të ndërhyj në çështje të brendshme dhe të cilësoj nëse kjo është e mjaftueshme apo jo. Por parimi “Gjithçka ose asgjë” përgjithësisht nuk ndihmon. Gjithsesi, të përcaktosh kërkesa të qarta dhe të luftosh për to është pjesë e demokracisë.

Pyetje: Akses më të mirë për të gjithë në arsim dhe aftësi dhe njohuri më të mira për të përgatitur të rinjtë për tregun e punës. Ju e keni kërkuar këtë prej vitesh dhe sërish këto pika bëjnë pjesë në rezolutën e Nëntorit të 2018-s. A mendoni se këto janë konsideruar nga qeveria shqiptare? Nuk kemi parë ndryshim deri tani.

Knut Fleckenstein: Mendoj se mund të kishte qenë më mirë dhe protesta e studentëve e inkurajon qartësisht qeverinë që të shkojë më larg në këtë drejtim. Por duhet kuptuar gjithashtu, që nuk mund të financohet çdo gjë që do, nëse nuk ke një ekonomi të fortë, që sjell taksat. Pra është e mundshme vetëm hap pas hapi. Ju i përmendët disa pika të raportit, akses më të mirë për të gjthë në sistemin e arsimit, pajisje me aftësi dhe njohuri më të mira për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës. Janë pika shumë të rëndësishme dhe shpresoj që qeveria të bëjë sa më shumë të jetë e mundur.

Pyetje: A ju duket e drejtë ulja e tarifave për studimet?

Knut Fleckenstein: Nuk i njoh tarifat.

Pyetje: Ato janë më të larta se në shtete anëtare të Bashkimit Europian. Një student në Master në Shqipëri paguan më shumë se një student në një shtet anëtar të BE-së, Belgjikë apo Gjermani. A mendoni se me standardin e jetesës në Shqipëri mund të përballohet kjo?

Knut Fleckenstein: Por kam dëgjuar, se tani propozimi është që të paguajnë 50%.

Pyetje: Jo për të gjithë.

Knut Fleckenstein: Nuk jam politikan shqiptar, por europian. Nuk jam në brendësi të çdo detaji, por në parim jua dhashë mendimin tim./abcnews.al

 

Etiketa: Fleckensteinprotesta e studenteveqellimi u arrit pjeserisht


Ju sugjerojmë

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Rama këshillon deputetët e rinj të PS: Kujdes me komunikimin dhe…
Aktualitet

Rama: Në zonat pyjore që digjen, për 30 vite s’do jepet asnjë leje ndërtimi

4 Tetor, 2025 12:26 pm
“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore
Aktualitet

“Do të krijojmë flotën e dronëve”, Rama njofton hapjen e Akademisë së Forcave Ajrore

4 Tetor, 2025 10:32 am
Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë
Aktualitet

Të bllokuar nga dëbora në Bjeshkën e Javorrit, gjenden personat që kërkuan ndihmë

3 Tetor, 2025 10:35 pm
Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita
Aktualitet

Dëbora dhe erërat e forta, 20 familje në Kukës mbeten pa drita

3 Tetor, 2025 6:02 pm
Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen
Aktualitet

Ndeshja Tirana-Partizani, rrugët që bllokohen

3 Tetor, 2025 4:24 pm
Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë
Aktualitet

Celibashi: Votimi elektronik vetëm në njësinë 10 në Tiranë

3 Tetor, 2025 1:35 pm
Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin
Aktualitet

Batutat e Ramës me Macron, The Telegraph: Liderët “tallën” Trumpin

2 Tetor, 2025 6:57 pm
Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri
Aktualitet

Credins Bank sjell sot Apple Pay për mbajtësit e kartave Mastercard në Shqipëri

2 Tetor, 2025 4:51 pm
Para
“Mendoi se isha babai i tij”, historia e këngëtarit shqiptar me malazezin

“Mendoi se isha babai i tij”, historia e këngëtarit shqiptar me malazezin

Itali/ Policia arreston shqiptarin e dënuar për trafik droge

Itali/ Policia arreston shqiptarin e dënuar për trafik droge

Era Istrefi shfaqet në Instaram më seksi se kurrë

(Zh)veshja që i kushtoi Era Istrefit mijëra euro
















TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com