Aktualitet

Protestë ditën kur BE vjen në Tiranë? Berisha: Do vendoset në mbledhjen e Kryesisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 18/11/22 |
Opi Nion

Teksa përflitet se protesta e radhës e Partisë Demokratike do të mbahet më 6 dhjetor në një ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryedemokrati, Sali Berisha ende nuk e konfirmoi diçka të tillë.

Kreu PD-së, Sali Berisha në konferencën e kësaj të premteje me gazetarët, u shpreh se data për protestën e radhës do të diskutohet ditën e sotme në mbledhjen e Kryesisë.

Ndër të tjera, Berisha tha që koncepti që do të sugjerojë për protestën është “Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë”. Sipas Berishës, duhet të paraqiten  para Europës të gjitha problemet e tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët.

“Sot është mbledhja e Kryesisë dhe në mbledhjen e kryesisë unë do të sugjeroj vendimin për protestën e radhës. Europa vjen në Tiranë, Shqipëria duhet të vijë në Europë në Tiranë. Koncepti im ky është. Për të paraqitur të gjithë këto probleme të tmerrshme me të cilat përballen shqiptarët në mënyrën më paqësore, më dinjitoze dhe duke garantuar asnjë lloj vështirësie përveçse mikëpritje për samitin e krerëve të qeverive dhe shteteve të vendeve të BE, por duke nderuar Shqipërinë në një përfaqësim tjetër nga ai që bën Edi Rama të qytetarëve shqiptarë për të sjellë në arenë problemet e tmerrshme madhore me të cilat përballen shqiptarët sot nga një plaçkitës iu votës, nga një njeri që ka vendosur monizmin politik në Shqipëri dhe një njeri që vjedh në mënyrë të paimagjinueshme fondet publike dhe pasuritë publike të këtij vendi. Cila do të jetë dita, këtë do ta përcaktojë Kryesia. Por kjo është një rast për shqiptarët, për të madh dhe të vogël, gra, burra, të reja, demokratë, opozitarë, socialistë dhe të gjithë për të sjellë në skenë problematikën e madhe me të cilën përballen ata”, u shpreh Berisha./Opinion.al

Pas