Aktualitet

Protesta e PDIU, policia procedon penalisht 18 persona


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 20/10/20 |
Opi Nion

Policia ka njoftuar se ka proceduar penalisht 18 persona të cilët protestuan ditën e sotme para godinës së ministrisë së Jashtme, kundër vizitës së ministrit grek, Nikos Dendias.

Mësohet se mes të proceduarve janë dhe  Shpëtim Idrizin, Mesila Dodën, drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri Boiken Abazin si dhe tre organizatorët e protestës së sotme të PDIU.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur gjobë personave që nuk kishin vendosur maskë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Tiranë

Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, procedohen penalisht 18 shtetas, 3 prej tyre organizatorë të tubimit, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë”.

Gjatë zhvillimit të tubimit, Policia para se të ndërhynte për të shpërndarë tubimin, u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndaheshin, pasi po zhvillohej në kundërshtim me masat anticovid.

Në përfundim të veprimeve u proceduan penalisht 3 organizatorët e tubimit Sh. I., M. D., B. A. dhe 15 shtetas të tjerë.

Gjithashtu, në zbatim të Aktit Normativ, shërbimet e Policisë i kanë vendosur masat administrative përkatëse (gjobë), shtetasve që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Policia e Tiranës apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat parandaluese anticovid dhe iu bën thirrje të gjitha subjekteve politke të mos organizojnë tubime dhe grumbullime duke shkelur protokollet e sigurisë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Pas