Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e PD/ Zbulohen dy skenarët e mundshëm që po diskuton Basha

2017/02/18 at 9:31 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kulisat/ Ç’parashikohet nesër në protestën e PD-së?

Partia Demokratike do të mbajë, sot, në Tiranë protestën e paralajmëruar kundër qeverisë, të cilën përgjatë dy javëve të fundit e ka cilësuar edhe si ditën ku shqiptarët do të marrin një vendim të madh. PD ka bërë disa protesta masive kundër kryeministrit Rama, por si asnjëherë tjetër ato nuk janë veshur me kaq mister sa kjo e 18 shkurtit. Është lajmëruar se protesta do nisë në orën 12:00 përpara godinës së Kryeministrisë dhe synimi i saj është fillimi i një lëvizjeje që do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Mediat kanë bërë me dije shumë skenarë në lidhje me atë se çfarë mund të ndodhë pas orës 12:00 në hapësirën e bulevardit përballë Kryeministrisë, por mes shumë të tillë, dy më të mundshmit janë…

Skenarët:

Skenari i parë që mund të ndjekin demokratët është që duke filluar nga ora 12:00 dhe deri në mesnatë protestuesit të qëndrojnë në shesh, duke kërkuar zgjedhje të lira me qeveri teknike.

Më pas, në mesnatë të jenë anëtarët e Forumit Rinor Demokrat ata që do të bëjnë rezistencë, duke qëndruar përpara Kryeministrisë gjatë gjithë natës, ndërkohë që të nesërmen t’u ribashkohen protestuesit e tjerë.

Skenari i dytë është ai që opozita të zhvillojë një protestë masive sot, duke nisur në këtë formë një valë të gjatë protestash të përjavshme. Ajo që demokratët thonë me bindje është se kanë marrë udhëzime që protesta të jetë e qetë dhe pa incidente, por kërkojnë të mos provokohen pasi edhe përgjigjja nuk do të mungojë.

Që nga data 1 shkurt, kur në mbledhjen e kryesisë u mor vendimi për të organizuar një protestë mbarëpopullore, aksioni opozitar u zhvendos tërësisht në funksion të saj. Për afro 20 ditë, demokratët kanë shkundur të gjithë strukturat për të siguruar një pjesëmarrje sa më masive në një protestë që për nga përmasat vjen pas më shumë se 1 viti, që nga ajo e 8 dhjetorit 2015.

Por në gjithë këto ditë, kreu i demokratëve, Basha, është kujdesur që udhëzimet për deputetët, sekretarët, kryetarët e degëve, drejtuesit e forumeve rinore dhe përfaqësuesit e strukturave të lidhen vetëm me anën organizative, pa dhënë asnjë detaj për skenarët që do të shoqërojnë protestën. Këtë herë ekskluzivitetin e mbarëvajtjes së protestës dhe mënyrës se si do të orientohen qytetarët në shesh, Basha ka vendosur t’ia besojë vetëm një grupi të ngushtë njerëzish.

Etiketa: Bashaprotestaskenaret

Ju sugjerojmë

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
Sport

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

10 Shtator, 2025 6:01 pm
Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
Bota

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

10 Shtator, 2025 5:22 pm
Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
Bota

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

10 Shtator, 2025 4:39 pm
Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF
Sport

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF

10 Shtator, 2025 4:36 pm
Lufta në Ukrainë, Von der Leyen: Po përgatisim sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Sanksione për Izraelin,Presidentja e KE jep alarmin:Po nis beteja për rendin botëror

10 Shtator, 2025 4:22 pm
SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt
Kronikë

SPAK dorëzon në Gjykatën e Posaçme dosjen e Erion Veliajt

10 Shtator, 2025 4:19 pm
Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha
Kryesore

Kur do nisin protestat? Përgjigjet Berisha

10 Shtator, 2025 3:54 pm
Auto-Skicë
Kryesore

Rama: Funksionimi si një vend i BE-së, trashëgimia më e madhe për fëmijët tanë

10 Shtator, 2025 2:49 pm
Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit
Bota

Dronët rusë në Poloni, Rutte i dërgon një mesazh të qartë Putinit

10 Shtator, 2025 2:18 pm
PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit
Kryesore

PD mbledh Kryesinë, Berisha: Kemi bërë punë të dobët për të qartësuar mbështetësit

10 Shtator, 2025 1:31 pm
Para
Detajet/ Kapet Jetmir Çerpja, grabitësi i pestë i rrugës së Rinasit

Detajet/ Kapet Jetmir Çerpja, grabitësi i pestë i rrugës së Rinasit

Shifrat e frikshme/ Si po sëmuret Shqipëria

Shifrat e frikshme/ Si po sëmuret Shqipëria

Detajet/ Prej tre ditësh me drogë nga shkolla në shtëpi, si u zbuluan 2 nxënësit e klasës së 9-të

Detajet/ Prej tre ditësh me drogë nga shkolla në shtëpi, si u zbuluan 2 nxënësit e klasës së 9-të

TE FUNDIT

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor

FSHF zbulon kundërshtarin e radhës të Kombëtares në miqësore, luhet më 14 tetor
10 Shtator, 2025

Kombëtarja do të zhvillojë një ndeshje miqësore në muajin tetor kundër Jordanisë. Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka arritur marrëveshjen...

Lexo më shumë

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?

Çfarë është neni 4 i NATO-s dhe sa herë është aktivizuar?
10 Shtator, 2025

Aktivizimi i Nenit 4 të Traktatit të NATO-s nga Polonia shënon një moment delikat në marrëdhëniet e sigurisë midis Aleancës...

Lexo më shumë

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni

Rusia këmbëngul: Nuk kishte plane për të goditur objektiva në Poloni
10 Shtator, 2025

Moska ka reaguar përmes një deklarate mbi ndërhyrjet e shumta në Poloni nga dronë rusë. "Objektivat e sulmit janë arritur....

Lexo më shumë

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Presidenti i UEFA pritet nga kreu i FSHF
10 Shtator, 2025

Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s ka sjellë në Tiranë drejtuesit më të lartë të futbollit europian. Pasditen...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com