Teksa ish-kryeministri Sali Berisha pritej të vinte në SPAK, dhjetëra demokratë po protestonin para dyerve të institucionit, teksa atij do t’i komunikohej akuza për çështjen “Partizani”.
I pyetur nga gazetarët nëse po tentohet të intimidohet Prokuroria e Posaçme, me protestën e mbështetësve të tij Berisha tha se nuk shihet si formë presioni ndaj drejtësisë.
Sipas tij protesta nuk mund të ndikojë “te drejtësia private e Edi Ramës”.
“Cilës drejtësi? Për cilën drejtësi bën fjalë, për drejtësinë që bashkëpunon dhe amniston krimin? Që amniston vjedhjet e qindra milionë dhe miliardave. Drejtësinë që merr peng gjyqtarë dhe prokurorë. Kjo është drejtësi private e Edi Ramës”, u përgjigj ish-kryeministri.