Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën s’janë demokratët e vërtetë 

2024/10/08 at 4:00 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës, Veliaj: Ata që vandalizuan mbrëmë Tiranën s’janë demokratët e vërtetë 

Gjatë takimit me fermerë të Qarkut të Tiranës, ku u prezantua “Skema Kombëtare e Investimeve”, me fokus zgjerimin dhe modernizimin e veprimtarive të fermerëve dhe blegtorëve, për të rritur prodhimin e produkteve shqiptare, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, falenderoi të gjithë punonjësit e policisë, zjarrfikëses dhe të pastrimit, të cilët ishin në krye të detyrës një natë më parë, për të kthyer qytetin në normalitet pas protestës së opozitës. 

Veliaj tha se pakica që u përpoq të shkatërronte dje qytetin, nuk përfaqëson demokratët që e duan Shqipërinë si e gjithë Europa. “Tirana duket normale sot, por mbrëmë nuk ishte e tillë, pasi kaloi një valë shkatërrimi të paprecedentë, të cilën nuk ia kanë bërë as pushtuesit. Dua të falënderoj, së pari të gjithë ata që ishin në rreshtin e parë për të kufizuar dëmin dhe pastaj, për të rikuperuar dëmet. 

I falënderoj nga zemra sepse në kohë rekord e rikthyen qytetin në normalitet, aq sa sot nuk dukej asnjë shenjë prej tërbimit të djeshëm. Them tërbimit sepse nuk besoj se ata janë demokratët. Përkundrazi, ata nuk përfaqësojnë demokratët! Ne demokratët i kemi komshinj, janë njerëz për së mbari. Ata që ishin dje nuk janë demokratët e vërtetë. Demokratët e vërtetë e duan Shqipërinë si gjithë Evropa dhe Tiranën, gjithmonë e më shumë, e shohin si gjithë Evropa”, nënvizoi Veliaj. 

Kryebashkiaku shtoi se Tirana e djeshme nuk ishte ajo që i mirëpret të gjithë në mënyrë dinjitoze, dhe për këtë i kërkoi ndjesë kujtdo që pati probleme. 

“Vajzës së vogël, që lindi dje në trafik, i kërkoj ndjesë! I kërkoj ndjesë sepse Tirana nuk i mirëpret kështu fëmijët. Tirana i mirëpret me çekun e bebes, me shportën e të sapolindurit, i pret në mënyrë shumë më dinjitoze se sa dje. Falenderoj të gjithë ata që, teksa sot në mëngjes fillojmë jetën në normalitet, mbrëmë e gdhinë bashkë me mua, për t’u siguruar që Tirana i kthehet rutinës. Ato prona që u vandalizuan nuk janë as të Edi Ramës, as të kryetarit të bashkisë, as të përfaqësuesve politikë; janë të qytetit, janë pronë e përbashkët, bëhen me taksat e të gjithëve, rregullohen nga fondi dhe buxheti i të gjithëve. 

Shumë e rëndësishme që këto fonde, për të cilat po flasim sot, të mos pakësohen, nuk duhet që qyteti të investojë në riparimin e vandalizmit dhe ndërkohë të shkurtojë nga bujqësia apo nga fonde të tjera shumë të nevojshme. Ka mënyra shumë më të mira për ta përdorur paranë publike, se sa duke rregulluar dëmet e një çmendurie të një pakice që nuk përfaqëson demokratët e vërtetë”, u shpreh Veliaj. 

Ju sugjerojmë

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
Aktualitet

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

15 Tetor, 2025 5:23 pm
Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
Bota

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

15 Tetor, 2025 5:04 pm
Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
Aktualitet

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

15 Tetor, 2025 5:00 pm
111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
Aktualitet

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

15 Tetor, 2025 4:14 pm
Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm
Aktualitet

Rolling Hills Liqeni, vendndodhja e biznesit tuaj të ardhshëm

15 Tetor, 2025 4:11 pm
Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?
Kryesore

Akuzat se Begaj punon në një klinikë private, Berisha: Ndodh kjo në botë?

15 Tetor, 2025 2:47 pm
Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite
Kryesore

Bardhi për Begajn: President paradite, mjek pasdite

15 Tetor, 2025 1:43 pm
Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën
Aktualitet

Teatri i ri kombëtar, Rama: Po merr jetë një vepër që do transformojë Tiranën

15 Tetor, 2025 12:24 pm
Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?
Aktualitet

Protesta në Tiranë për ish-krerët e UÇK, djali i Thaçit: A jeni gati?

15 Tetor, 2025 11:37 am
Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari
Kronikë

Tentoi të grabiste argjendarinë në Shkodër, arrestohet në Tiranë 29-vjeçari

15 Tetor, 2025 11:09 am
Para
Shefi i CIA-s: Lindja e Mesme rrezikon një konflikt të gjithanshëm

Shefi i CIA-s: Lindja e Mesme rrezikon një konflikt të gjithanshëm

Heqja e ndalesës për mallrat e Serbisë, ambasadori Hovenier: Hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane

Heqja e ndalesës për mallrat e Serbisë, ambasadori Hovenier: Hap i rëndësishëm për rrugën e Kosovës drejt integrimeve evropiane

Hezbollah: Nuk kemi frikë nga Izraeli, mbështesim armëpushimin

Hezbollah: Nuk kemi frikë nga Izraeli, mbështesim armëpushimin

TE FUNDIT

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë

Gucati për protestën e 17 tetorit: Gjeneza e UÇK është në Tiranë
15 Tetor, 2025

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati në një deklaratë për mediat nga Tirana, ka zbuluar detaje nga tubimi që do të...

Lexo më shumë

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit

Arrihet armëpushimi mes Afganistanit dhe Pakistanit
15 Tetor, 2025

Afganistani dhe Pakistani kanë arritur marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm të mërkurën pasdite, pas bombardimeve vdekjeprurëse dhe luftimeve tokësore...

Lexo më shumë

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj

Ndryshime në Qeveri, kush janë zv.ministrat e rinj
15 Tetor, 2025

Ditën e sotme, gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave, janë bërë disa ndryshime në përbërjen e disa institucioneve në vend....

Lexo më shumë

PD kërkon shkarkimin e tij, Begaj: Pretendime të pavërteta, përgjigjem me ndershmëri

111 vjetori i pavarësisë, Begaj thirrje politikanëve: Në Kuvend punoni për shqiptarët dhe jo për konfrontim
15 Tetor, 2025

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me fillimin e procedurës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike, për shkarkimin nga detyra...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com