Ambasada Amerikane në Tiranë ishte e para që dha mesazhin për protestën e opozitës. Në një postim në rrjetet sociale, SHBA thekson se protesta duhet të jetë paqësore. Po ashtu i bëhet thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur.
“Shtetet e Bashkuara nxisin të gjithë pjesmarrësit në protestën e sotme që të ushtrojnë paqësisht të drejtën e tyre për t’u mbledhur dhe të refuzojnë dhunën, si dhe iu bëjnë thirrje qeverisë dhe forcave të sigurisë që të tregohen të përmbajtur”, theksohet në njoftimin Ambasadës Amerikane.
Kryetari i parlamentit Gramoz Ruci, deklaroi të mërkurën pasdite se ka vendosur të anullojë zhvillimin e seancës e parlamentit për t’i lënë kohë opozitës që të reflektojë për vendimin e saj për dorëimin e mandateve, por dhe pas sinjalizimeve për mundësinë e akteve të reja të dhunës gjatë protestës. Policia shqiptare njoftoi se ka të dhëna se synohet hyrja me forcë në sallën e parlamentit. G.F Opinion.al