Protesta e opozitës po zhvendoset nga Kryeministria, para Bashkisë së Tiranës.
Pas përfundimit të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, qytetarët u larguan nga Bulevardi Dëshmorët e Kombit dhe iu drejtuan Bashkisë së Tiranës.
Pritet që protestuesit të bëjnë një protestë edhe përpara Bashkisë së kryeqytetit.
Protesta u përshkallëzua kur mori fjalën Berisha, pasi në drejtim të Kryeministrisë nisi hedhja e koktejleve të molotovit.