Mesditën e kësaj të shtune në Tiranë opozita do të mbajë një protestë madhështore ku pritet pjesëmarrja e qytetarëve nga e gjithë Shqipëria.
Forcat policore janë në gadishmëri. Mësohet se të gjithë autobusët dhe mjetet që janë nisur nga Lezha po i nënshtrohen një kontrolli të imtësishëm nga policia.
Pika e kontrollit të policisë është ngritur në kufirin mes Shkodrës dhe Lezhës.
Gjithashtu policia verifikon të gjithë personat brenda autobusëve nëse ka apo jo të tillë me precedent penal./opinion.al