Ka nisur pak momente më parë protesta e opozitës para Kuvendit, për të kundërshtuar miratimin e buxhetit 2025.
Para fillimit të tubimit, qytetarët kanë mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Martin Canit, 14-vjeçari i cili u vra me thikë ditën e djeshme në kryeqytet.
Opozita dhe pensionistët protestojnë sot kundër buxhetit prej 8 miliardë eurosh. Por në momentin kur buxheti do të miratohet nen për nen, opozita do të depozitojë disa amendamente, që sipas tyre u vijnë në ndihmë qytetarëve.
Forca të shumta policie janë mbledhur para Kuvendit, për të shmangur çdolloj përshkallëzimi që mund të ndodhë.