Një grup protestuesish kanë ndaluar një ambulancë tek ‘Ruga e Barrikadave’.
Siç shihet nga pamjet, protestuesit me flakadanë në duar i kanë dalë përpara ambulancës duke e penguar që të lëviz nga aty.
Opozita prej disa orësh po zhvillon një aksion opozitar, i cili nuk ka patur asnjë fjalim por vetëm marshime dhe hedhje molotovi drejt institucioneve kryesore në vend.