Ka shkruar në tre numri i protestuesve të arrestuar nga policia e Fierit, pasi të shtunën mbështetës të opozitës protestuan kundër kryeministrit Edi Rama. Zyrtarisht njoftohet se dy të ndaluarit e tjerë (L.Z, 42 vjeç dhe E.K, 37 vjeç) kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë.
“Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të grumbulluara, u bë i mundur identifikimi i dy personave të tjerë të cilët kanë ushtruar dhunë ndaj punonjësve të policisë në protestën e djeshme në Fier”, thekson policia.
Në orët e para të ditës së sotme u njoftua se personi që goditi me gur në kokë efektivin e FNSH-së gjatë protestës është punonjës i Bashkisë se Mallakastrës, e cila drejtohet nga Partia Demokratike.
Policia e Fierit e arrestoi 56-vjeçarin nga Ballshi, me detyrë inspektor i Mjedisit. Policia thotë se identifikimi i tij u bë pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura./Opinion.al