Me mijëra njerëz janë nisur nga rrethet për të marrë pjesë sot në orën 12:00 të protestën e opozitës në Tiranë. Mësohet se protestuesit që vijnë nga veriu grumbollohen në fillim tek Pallati i Sportit Asllan Rusi dhe priten e udhëzohen nga Edi Paloka dhe Flamur Noka.
Ndërkohë protestuesit që vijnë nga jugu mblidhen tek shkolla Teknologjike (pallati me shigjeta) ku priten dhe udhëzohen nga Arben Imami.
Më tej zona e juglindjes mblidhet tek Liceu Artistik dhe priten nga Arben Imami dhe Edmond Spaho.
Të gjithë protestuesit do të marshojnë drejt Bulevardit aty ku është edhe Çadra e Lirisë rreth mesditës. Portesta nis në 12:00 por PD nuk ka thënë se kur përfundon.
Sakaq janë 2000 forca policie në terren dhe në gatishmëri RENEA dhe FNSH-ja.
/Opinion.al