Politikë

Protesta e naftëtarëve, PD: E turpshme, qytetarët duhet të paguhen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:05 - 17/09/20 |
el ida

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me protestën e naftëtarëve të Ballshit para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës, e cila u shoqërua me përplasje me efektivët e policisë.

PD thekson se naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura,ndërsa shton se situata është e turpshme dhe Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë.

Reagimi i PD:

Policia e Shtetit nuk duhet të përdoret kundër qytetarëve. Naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia.

Kjo është e turpshme!

Edi Rama nuk duhet të fshihet pas punonjësve të Policisë! Ai duhet të mbajë premtimet që u ka dhënë naftëtarëve. Të autorizojë Belinda Ballukun që të presë përfaqësinë e naftëtarëve!

Qeveria duhet të dëgjojë zërin e naftëtarëve dhe t’u zgjidhë problemin pa vonesa dhe mashtrime të tjera.

Policia e Shtetit nuk duhet të jetë përballë qytetarëve, por përballë atyre që e vjedhur Rafinerinë e Ballshit.

Pas