Aktualitet

Protesta e maturantëve për provimin e letërsisë, Vrapi: Nuk ka rivlerësim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 12/06/20 |
el ida

Ministria e Arsimit, ka hedhur poshtë kërkesat e maturantëve për rivlerësim të tezës së provimit të maturës së gjuhës shqipe.

Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, deklaroi për median se qëndrimet e maturantëve nuk qëndrojnë dhe asnjë prej pyetjeve të testit nuk ka qenë jashtë programit:

“Asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Kemi verifikuar cilësinë e testit. Ka një metodologji të caktuar dhe janë teste që ndërtohen nga mësues me shumë përvojë. Ata janë përgjegjës. Niveli i vështirësisë është në bazë të metodologjisë. Testi kalon në dy duar, hartues dhe verifikues.

Nuk ka pretendime konkrete nga maturantët. Sa i takon pyetjeve me alternativa, e kemi sqaruar se u zgjodh kjo metodë për të shpejtuar korigjimin dhe për të mbrojtur korrigjuesit e tyre. Jam dakord që sështë mënyra më e mirë, por ishte zgjidhja më e përshtatshme për situatën. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi nuk ka gabime, apo pyete që të hiqen nga testi. Edhe testi edhe skema do të bëhen publike. Për sistemin e pikëve do të bëhet analiza në fund të daljes së rezultateve për të parë si qëndron shpërndarja nga niveli i vështirësisë. Mund të rritet fasha e pikëve.”, u shpreh ajo.

Maturantët protestuan sot para ministrisë dhe kërkuan rishikimin e testit të maturës për gjuhë letërsi, zhvilluar një ditë më parë.

Ata akuzuan ministrinë se struktura e ndërtimit të testit nuk ishte e njëjtë me atë model që u premtua. Sipas tyre, testi kishte pyetje abstrakte dhe jashtë temave të studiuara në klasë./Opinion.al

Pas