Ka agravuar situata në protestën e qytetarëve të mbajtur para Ministrisë së Brendshme për vdekjen e Lear Kurtit, i cili humbi jetën mbrëmjen e 19 tetorit, pas shoqërimit në Komisariatin nr.3, në Tiranë.
Protestuesit kanë goditur me domate në murin e Ministrisë, dhe kanë hedhur miell mbi efektivët e policisë.
“Nuk vret kokaina, mielli nuk të vret”, dëgjohet të thonë qytetarët.
Ndërkohë, disa nga protestuesit u lejuan të kalojnë gardhin rrethues të Ministrisë së Brendshme dhe nën sloganin “Drejtësi për Learin” , ata ndezën qirinj në kujtim të 32-vjeçarit.
Në të dytën protestë për Lear Kurtin, qytetarët kërkojnë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Protesta e sotme është mbështetur dhe nga opozita./Opinion.al