Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta e djeshme/Avokati i Popullit:Janë shoqëruar 3 vajza në komisariat

2020/12/14 at 7:19 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta e djeshme/Avokati i Popullit:Janë shoqëruar 3 vajza në komisariat

Avokati i Popullit ka publikuar raportin paraprak të inspektimeve që ka kryer ky institucion në Drejtorinë e Policisë Tiranë dhe komisariatet në varësi të saj, kundrejtë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha.


Nga inspektimet ka rezultuar se janë shoqëruar në total 51 persona , prej të cilëve 9 të mitur dhe 3 vajza, thuhet në raport.

Ndër të tjera, theksohet se disa prej të shoqëruarve pretendojnë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë.

Nga inspektimi i kryer nga institucioni i Avokatit të Popullit rezulton gjithashtu se në Spitalin e Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 2 efektivë të policisë me dëmtime në krah dhe në këmbë, dhe një protestues.

Raporti i plotë:

RAPORT PARAPRAK I INSPEKTIMEVE TË AVOKATIT TË POPULLIT NË DREJTORINË VENDORE TË POLICISË TIRANË DHE KOMISARIATET E POLICISË TIRANË, PAS PROTESTËS SË DATËS 13.12.2020

Avokati i Popullit ka vijuar punën në terren duke monitoruar nga afër protestat si edhe situatën pas përfundimit të protestave, duke kryer inspektime dhe vizita në komisariatet e kryeqytetit.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit, si dhe të intervistave dhe ankesave të mbledhura nga përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit lidhur me protestën e datës 13.12.2020 rezulton situata në vijim:

Më datë 13.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 51 persona, nga të cilët 9 të mitur. Përgjithësisht të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre, me përjashtim të një rasti kur ata janë gjetur me lëndë piroteknike. Ndër personat e shoqëruar është konstatuar se janë shoqëruar edhe tre femra.

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, janë shoqëruar 2 persona, nga të cilët nga të cilët nuk ka pasur persona në moshë të mitur.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.1, janë shoqëruar gjithsej 16 persona, nga të cilët 1 në moshë të mitur si dhe 2 vajza.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.2, janë shoqëruar gjithsej 10 persona, nga të cilët 3 në moshë të mitur dhe 1 vajzë.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.3, janë shoqëruar gjithsej 18 persona, nga të cilët 6 në moshë të mitur.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.4, janë shoqëruar gjithsej 4 persona, nga të cilët nuk ka pasur persona në moshë të mitur.

– Në Komisariatet e Policisë Nr.5 dhe Nr.6 nuk ka pasur persona të shoqëruar.

Në intervistat e zhvilluara me përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit, disa prej të shoqëruarve pretenduan se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme ndërsa disa të tjerë pretenduan se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë. Po kështu, nga personat e shoqëruar pati një numër të kufizuar pretendimesh për ushtrim të dhunës.

Gjithashtu, përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë monitoruar dje dhe sot Qendrën Kombëtare të Shërbimit Mjekësor për të marrë informacion mbi numrin e personave që kanë marrë shërbim mjekësor në urgjencë. Nga informacioni i mbledhur ka rezultuar se në Spitalin e Traumës kanë marrë shërbim mjekësor 2 efektivë të policisë me dëmtime në krah dhe në këmbë, dhe një protestues, të cilët pasi janë mjekuar kanë lënë ambjentet e spitalit.

Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë./Opinion.al

Etiketa: arrestimeprotesteshoqerime


Ju sugjerojmë

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar
Sport

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

28 Qershor, 2026 9:43 am
SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
Bota

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

28 Qershor, 2026 9:39 am
“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Para
Qeveria e cilësoi aksidentale, babai i Klodian Rashës: Vrasje e dytë!

Qeveria e cilësoi aksidentale, babai i Klodian Rashës: Vrasje e dytë!

Video/Nis ndryshe në ditën e pestë protesta

Ishte në protestë, Genc Sejko tregon mesazhin e inspektores së policisë

COVID-19/SHBA regjistron 190,000 raste në 24 orë, në Rusi rekord viktimash

Identifikohet një variant i ri i COVID-19 në Angli, ja ç'thonë ekspertët
















TE FUNDIT

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar

Kupa e Botës, fituesit e kthejnë dhe marrin një kopje të larë në ar
28 Qershor, 2026

Historia nis që nga ky moment. Ishte e diela e 21 qershorit 1970 kur Brazili ngriti në ajër kupën e...

Lexo më shumë

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit

SHBA dhe Irani shkëmbejnë sulme, akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit
28 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas një sulmi me dron ndaj një anijeje me flamur...

Lexo më shumë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}