Policia e Tiranës ka identifikuar dhe ndaluar një 54-vjeçar i cili akuzohet për shkatërrim të pronës në protestën e 8 janarit.
Sipas autoriteteve, është ndaluar Lefter Seleni, mbi të cilinë rëndon edhe akuza “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Ndalimi i tij u bë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
54-vjeçari dyshohet se gjatë protestës ka thyer dyer e dritare të selisë së Partisë Demokratike, duke përdorur mjete të forta./ Opinion.al