“Jelekverdhët” kanë zhvilluar protestën e tyre të 30-të, kundër rritjes së taksave në Francë.
Por, teksa muajt kalojnë “jelekverdhët” kanë humbur dhe disa nga mbështetësit e tyre.
Sipas numërimit të Ministrisë së Brendshme franceze, numri i përgjithshëm i protestuesve në të gjithë vendin ishte vetëm 3 700 persona dhe 1 300 në Paris dhe rrethinat e tij.
Në protestën në Montpellier morën pjesë rreth 2 000 persona, të cilët u mblodhën në sheshin ‘’Place de la Comedie’’.
Ndërsa, vetëm në Montpellier, në jug të Francës, protesta përfundoi me dhunë dhe përleshje me policinë.
Gjatë përplasjes policia u është kundërpërgjigjur më gazlotsjellës protestuesve që përdornin me pajisje piroteknike Gjatë protestës pati nëntë të plagosur lehtë dhe 11 të arrestuar./ Opinion.al E.Xh.