Gjykata penale e Tiranës ka lënë të lirë të gjithë të arrestuarit pas protestës se opozitës në Tiranë më 13 prill.
Nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” u liruan 5 nga 7 të arrestuarit, Arelien Ndoci, Beb Ndreka, Besmir Pula, Panajot Miraka dhe Albi Gerba.
Ndërsa për Dritan Kukën dhe Qazim Nazerajn gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest në shtëpi ”.
Të shtatë personat akuzohen për akte dhune dhe kundërshtim të forcave të policisë./Opinion.al