Pasi hyri në selinë e PD , ish-kryeministri, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, akuzoi policinë për dhunë ndaj adoleshentëve e të moshuarve, të cilët u ndaluan pasi protestuan ditën e djeshme në Tiranë.
Ai tha se në qeli deri në orët e vona të natës janë mbajtur 15-vjeçarë e të moshuar 84-vjeçarë ndërsa theksoi se policia ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonat e makinave.
“Dënojmë disa akte brutale të policisë të narkopolicisë, e cila ka arrestuar mbrëmë njerëz të pafajshëm, i ka keqtrajtuar adoleshentët, në furgonat e makinë. Veçanërisht narkobanditët e komisariatit numër 2. Unë jam sot këtu për të paralajmëruar narkopolicinë, se revolucioni ynë paqësor nuk do të tolerojë dhunimin e të drejtave të njeriut dhe keqtrajtimin çnjerëzor të pjesëmarrësve në protesta, apo në lëvizjet revolucionare. Mbrëmë deri në një të natës, në qeli të komisariateve me urdhër të Ramës janë mbajtur adoleshentë 15 vjeçar, por edhe burra të moshuar 84 vjeçar… Paralajmërimi përfundimtar është mos dhunohet asnjë e drejtë njerëzore”, tha Berisha mes të tjerash./Opinion.al