Aktualitet

Protesta/Berisha-ndërkombëtarëve: Rama ka paraqitur tek ju një Shqipëri që nuk ekziston



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:19 - 03/12/22 |
Opi Nion

Teksa na ndajnë vetëm tre ditë nga Samiti i BE me Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në Tiranë dhe njëkohësisht nga protesta e thirrur nga opozita, kreu i PD nëpërmjet një mesazhi në TikTok ka sqaruar arsyet pse pikërisht opozita do të protestojë të martën, më 6 Dhjetor.

Berisha akuzon Ramën se ka shpenëzuar dhjetra milionë euro duke angazhuar dhjetra kompani lobimi për të paraqitur tek ndërkombëtarët një realitet shqiptar që nuk ekziston.

Sipas kryedemokratit, e vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile.

“Edi Rama duke shpenzuar 10-ra milionë euro dhe duke angazhuar 10-ra kompani lobimi, ka paraqitur tek ju një realitet shqiptar që nuk ekziston. E vërteta është se, sot Shqipëria është një vend në shpërbërje, nga e cila janë larguar në vitet qeverisëse të tij, më shumë qytetarë se në Siri, që po përjeton luftë civile”, deklaroi lideri demokrat.

Më tej Berisha thotë, “Shqipëria është një vend i pasur, por shqiptarët janë sot banorët më të varfër. Kjo jo se nuk ka burime, por se burimet e tyre natyrore, pasuritë e tyre, buxheti i tyre vidhen, vidhen dhe vetëm vidhen nga qeveria. Së fundmi, vjedhjet e Edi Ramës dhe klanit të tij kanë prekur edhe qytetarët tuaj. Me Bitcoin janë vjedhur nga klani qeveritar mbi 2.2 miliardë euro. Të gjitha këto janë vetëm disa elementë të hidhur të realitetit shqiptar”.

 

Pas