Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta, Basha: Do t’ia heqim vizën Ramës, zgjedhje në 30 qershor nuk ka

2019/05/02 at 7:40 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Protesta, Basha: Do t’ia heqim vizën Ramës, zgjedhje në 30 qershor nuk ka

19:40-Lulzim Basha: Kjo sakrificë, kjo betejë, ka transformua brenda 10 javëve Shqipërinë në mënyrë përfundimtare. Sot shqiptarët rreth opozitës janë mazhoranca e re morale dhe numerike në vend. Ju jap fjalën se jemi bashkë jo vetëm për rotacion politik, por për t’i dhënë fund tranzicionit dhe për të hapur derën e Shqipërisë si gjithë Europa. Pa votë të lirë, pa zgjedhje të lira, nuk mund t’i japim fund mjerimit, papunësisë, varfërisë. Pa një qeveri legjitime dhe parlament që mbron interesat e qytetarëve nuk mund të ndërtojmë shëndetësi, shkolla dhe sistem arsimor dinjitoz, universitete. Sot ju drejtohem miqve europianë dhe ju them mos ndëshkoni popullin tim, mos riktheni vizat për shqiptarët, ne do t’ia heqim vizën Edi Ramës. Ne do t’i kthejmë shqiptarëve dinjetin, mundësinë dhe lirinë. Më 30 qershor nuk do të lejojmë farsë zgjedhore, zgjedhje pa opozitën nuk mund të ketë dhe nuk do të ketë, proces fals zgjedhor ku dhunohen shqiptarët dhe kapen peng bashkitë që të zhvasin qytetarët, kjo ditë nuk do të gdhijë më 30 qershor. Do të jetë dita e bashkimit të shqiptarëve për të caktuar një datë tjetër për zgjedhjet, nën kujdesin e një qeverie tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.


19:30 –Momente tensioni në Durrës, ku një ambulancë nuk është lejuar të kalojë fillimisht, pasi sipas protestuesve ishte bosh dhe ishte dërguar për të tensionuar situatën. Disa prej protestuesve u konfrontuan edhe me shoferin e mjetit, duke i thyer edhe xhamin. Por në fund e kanë lejuar të kalojë.

19:25-Të bllokuar nga protesta e opozitës. Disa nxënës nga Kosova që po ktheheshin nga Tirana kanë mbetur të bllokuar në Kukës. Ata kanë zgjedhur që kohën e pritjes ta kalojnë me m këngë e valle.

19:10-Ervin Salianji nga Korça: Edi Rama po i bllokon integrimin Shqipërisë. Në Korçë janë grumbulluar mijëra qytetarë. Protesta qytetare është qëndresë. Ne do të jemi me qytetarët. Zgjedhje nuk mund të ketë me një palë. Zgjidhja e krizës do të vijë me një qeveri tranzitore dhe largimin e Ramës. Nëse Rama nuk largohet deri në 30 qershor, ne do të pamundësojmë zgjedhjet dhe populli nuk lejon vendosjen e tiranive. Tiranitë përmbysen.

19:00-Edi Paloka nga Durrësi: Largimi i Ramës e zgjidh situatën, shqiptaret sa më shpejt të na bashkohen aq me më pak kosto do të jetë zgjidhja. Ata që kanë pranuar skllavërinë le të vazhdojnë të rrinë me kokë të ulur, ne do të vazhdojmë të protestojmë. Nuk është sakrificë e madhe të rrish 2 orë në rrugë, për të shmangur të keqen e madhe, Edi Ramën.

18:50-Gazment Bardhi: Ky është vetëm fillimi i përshkallëzimit të protestave Qytetarët kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk jemi të gatshëm për ta dialoguar këtë. Duhet që njeriu që ka shkaktuar situatën ku ndodhet sot vendi t’i hapë rrugë qeverisë kalimtare. Sot janë bllokuar akset rrugore në 12 pika, në javët në vijim do të njiheni me vazhdimësinë

18:40-Kryetari i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko ka debatuar me policinë në Gjirokastër, pasi efektivët i kanë kërkuar që të largojë njerëzit nga rruga.

18:35 – Te sheshi “Shqiponja” në kryeqytet, po hidhen lëndë plasëse dhe tymuese në vazhdimësi.

18:32 –Monika Kryemadhi: Këta nuk e kanë kuptuar që mosbindja civile s’ka filluar ende. Shqiptarët janë të gatshëm për t’u përballur me këtë gjenocid heshtës që ka bërë Edi Rama. Gjenocidet kanë krijuar shpërngulje kudo në botë. Ky është një gjenocid heshtur ndaj të rinjve. Një i çmendur ka marr peng një parti politike dhe disa godina. Opozita nuk ka për qëllim putshimin e godinave dhe as të rrugëve, por opozita kërkon të putshojë zemrat e qytetarëve. Ne duhet t’i ngjallim shpresën shqiptarëve, pasi po shkatërrohet ajo pak që ka ngelur nga historia jonë. Ne do bëjmë çdo lloje proteste apo lëvizje politike për të sensibilizuar shqiptarët, por jemi të përgatitur deri në pikën e fundit, për t’i thëne Edi Ramës që këtë popull nuk e merr dot me dhunë. Ne po i provojmë të gjitha, nuk është problem për ta rrethuar Parlamenti dhe për ta marrë Parlamentin. Këtë javë bllokuam 12 akse, javës tjetër nuk i dihet se çfarë do bllokojmë

18:30 – Protestuesit e opozitës në Berat kanë nisur të djegin goma. Protesta e opozitës në qarkun Berat po zhvillohet në aksin Berat-Ura Vajgurore.

18:20 – Edhe në Bradashesh aty ku ndodhet Lulzim Basha protestuesit kanë lejuar kalimin e një ambulanc, ndërsa e kanë cilësuar si provokim.

18:15 – Në Fier, protestuesit janë konfrontuar me policinë, duke u shtyrë. Të gjithë protestuesit janë përpjekur të përparojnë drejt urës së Mbrostarit, por në përplasje me policinë e shtetit, ata nuk u rikthyen në vendin ku ishin pozicionuar fillimisht.

18:07 – Në Fier, ku është bllokuar Ura e Mbrostarit, protestuesit kanë lejuar kalimin e dy ambulancave të cilat kanë kërkuar të kalojnë përmes turmës. Javën e kaluar, ka pasur gjithashtu një fluks ambulancash, madje disa prej tyre nuk janë lejuar të kalojnë, me pretendimin se nuk po transportonin të sëmurë, por ishin aty për të provokuar protestuesit.

17:55-Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur marshimin e tij me protestuesit në Bradashesh. Me thirrjet “Rama ik”, Basha së bashku me ish-deputetët e PD-së dhe LSI-së Edmond Spaho, Endri Hasa dhe Luciano Boci ndodhet në mbikalimin e Bradasheshit, në Elbasan.

****

Është zbardhur shpërndarja e ish-deputetëve të opozitës nëpër akset rrugore që do të bllokohen sot nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Ndryshe nga një javë më parë, nga 5 akse kombëtare, rrugët që do të bllokohen sot janë 12, ndërsa ndryshim ka edhe në kohëzgjatje, nga 1 orë qarkullimi do të paralizohet 2 orë.

Ish-deputetët e PD-së do të shpërndahen kështu:

Qarku Shkoder – Aksi Rruges Shkoder – Koplik
(Flamur Noka, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi)

Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit
(Isuf Cela)

Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
(Lindita Metalia,j Andon Frrokaj)

Qarku Diber – Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos
(Xhemal Gjunkshi)

Qarku Durres – Plepa, ne hyrje te Autostrades
(Edi Paloka,Florion Mima, Oerd Bylykbashi, Fatbardha Kadiu, Oriola Pampuri)

Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
(Lulzim Basha, Edmond Spaho, Endri Hasa, Luciano Boci)

Qarku Korçe – Rruga nacionale ne hyrje te Korces
(Ervin Salianji, Hekuran Hoxhalli)

Qarku Fier – Rruga nacionale, Ura Mbrostar
(Luan Baçi)

Qarku Vlore – Hyrje e superstrades Vlore- Levan
(Nadire Meçorapja)

Qarku Berat – Ura Vajgurore dhe Dalje Beratit, Aksi Berat – Ura Vajgurore
(Astrit Veliaj)

Qarku Gjirokaster – Kryqezim i rruges Permet-Tepelene- Gjirokaster
(Tritan Shehu)

Qarku Tirane – Tirane, Rrethrrotullimi “Shqiponja”
(Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Grida Duma, Dhurata Cupi, Jorida Tabaku, Valentina Duka, Genc Pollo, Agron Shehaj, Aldo Bumci, Klevis Balliu, Albana Vokshi, Halim Kosova, Enkeleid Alibeaj).

Shperndarja e ish-deputetëve të LSI:

Ne Durres, rrethrrotullimi i Plepave: Kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi,

Ne Tirane, rrethrrotullimi Shqiponja: Petrit Vasili, Luan Rama, Klajda Gjosha, Floida Kerpaci, Edmond Panariti dhe Erisa Xhixho

Ne Shkoder: Agron Cela
Ne Lezhe; Viktor Tusha
Ne Milot: Perparim Spahiu
Ne Fier: Kejdi Mehmetaj
Ne Elbasan Edmond Haxhinasto
Korce; Endrit Braimllari./ Opinion.al

Etiketa: rruget


Ju sugjerojmë

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
Aktualitet

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

31 Maj, 2025 8:36 am
Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
Kryesore

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

31 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

31 Maj, 2025 8:11 am
Vuçiç niset drejt Moskës
Bota

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

30 Maj, 2025 10:47 pm
Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
Bota

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

30 Maj, 2025 10:26 pm
Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
Bota

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

30 Maj, 2025 10:13 pm
”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
Politikë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

30 Maj, 2025 9:59 pm
Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Trump akuzon Kinën se ka shkelur marrëveshjen për tarifat

30 Maj, 2025 9:51 pm
Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë
Aktualitet

Për 7 milion lekë pension ushqimor, përmbaruesi i sekuestron shtëpinë

30 Maj, 2025 9:37 pm
PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje
Kryesore

PD kërkesë Begajt: Ndaloni përfshirjen e Institucionit të Presidentit në zgjedhje

30 Maj, 2025 9:20 pm
Para
Protesta, Basha: Do t’ia heqim vizën Ramës, zgjedhje në 30 qershor nuk ka

Basha: Rama nuk i ka bërë hesapet me popullin, të bashkuar më 11 maj

Gramoz Ruçi nuk humbet kohë, mandatet e opozitës i çon në KQZ

Opozitë Ramës në zgjedhjet lokale, regjistrohet koalicioni i dytë në KQZ

Çudia/ As Partizani, as Dinamo, as Gjirokastra, ja më kë bënte tifoz Enver Hoxha

Materiali i pa publikuar/ Si dyshonte Enver Hoxha se berberi e spiunonte
















TE FUNDIT

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare

Media britanike: Vizitoni Vlorën, qytetin idilik bregdetar në Rivierën Shqiptare
31 Maj, 2025

Ekzistojnë shumë arsye pse turistët britanikë kanë një dashuri të madhe për plazhet e Mesdheut, shkruan Kristina Beanland në të...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit/ Diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë deri në 30 gradë

Fundi i Shtatorit mbyllet me temperatura mbi 30 gradë
31 Maj, 2025

Vijon Shqipëria nën mbizotërimin e masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë në territorin Shqiptar; mot të kthjellët dhe temperaturave të...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
31 Maj, 2025

DASHI Neptuni do influencoje se tepërmi tek jeta juaj sentimentale sot. Do merrni disa vendime në çift te cilat do...

Lexo më shumë

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com