Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta/Avokati i Popullit:Pretendim për dhunë në furgonin e policisë    

2020/12/13 at 4:24 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Protesta/ Gaz lotësjellës dhe shoqërime, çfarë po ndodh në Tiranë

Avokati i Popullit ka dalë me një raport paraprak lidhur me ndalimet dhe arrestimet e kryera nga policia gjatë dy ditëve të para të protestës së orgaizuar në kryeqytet.


Sipas këtij raporti, mbështetur në inspektimet e kryera nga institucioni i Avokatit të Popullit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë gjendej një numr i lartë personash të ndaluar karahasuar me kapacitetet, çka bënte të pamundur respektimin e distancave në kushtet e pandemisë.

Nga ana tjetër dy prej të ndaluarve kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin, bën me dije raporti.

Raport paraprak i inspektimeve të Avokatit të Popullit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe komisariatet e Policisë Tiranë, pas protestave të datave 11.12.2020 dhe 12.12.2020

Avokati i Popullit ka vijuar punën në terren duke monitoruar nga afër protestat e dy diteve të funduit, si edhe situatën pas përfundimit të protestave, duke kryer inspektime dhe vizita në komisariatet e kryeqytetit.

Nga të dhënat paraprake të inspektimit, si dhe të intervistave dhe ankesave të mbledhura nga përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit rezulton situata në vijim:

Më datë 11.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 133 persona, nga të cilët 36 të mitur. Të miturit janë lënë të lirë pas verifikimit të tyre.

– Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në datën 11.12.20 janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 7 të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona, por asnjeri prej tyre  nuk ishte i mitur. Në total në momentin e kryerjes së inspektimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë gjendeshin 33 persona të arrestuar, një numër ky i lartë krahasimisht me kapacitetet përkatëse, veçanërisht në kushtet e nevojës për të garantuar distancimin për shkak të emergjencës shëndetësore.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.1, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 27 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur.  Në gjendje arresti kishin kaluar 7 persona.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.3, në datën 11.12.2020, janë shoqëruar 22 persona, nga të cilët 5 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona.

– Në Komisariatin e Policisë Nr.2, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 54 persona, nga të cilët 24 të mitur të cilët ishin lënë të lirë më pas. Në gjendje arresti kishin kaluar 8 persona, 7 prej të cilëve gjendeshin në ambientet e Komisariatit nr.2.

Shumë nga të arrestuarit e një dite më parë që gjendeshin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin nr.2, u deklarua se ishin transferuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Komisariatin e Policisë Kavajë, për shkak të mungesës së kapaciteteve në Tiranë.

– Në komisariatin e Policisë Nr.6, në datën 11.12.2020 janë shoqëruar 4 persona, ndër të cilët nuk ka pasur persona të mitur. Në gjendje arresti kishin kaluar 3 persona dhe ishin transferuar në Komisariatin e Policisë nr.3, ndërsa 1 person ishte lënë i lirë. Në momentin e kryerjes së verifikimeve nuk gjendej asnjë person i shoqëruar në këto ambiente.

Ndër personat e arrestuar, dy prej tyre kanë pretenduar se kanë marrë pjesë në protestë, por nuk kanë kryer veprime të dhunshme; disa të tjerë se kanë qenë kalimtarë të rastit dhe nuk kanë marrë pjesë në protestë.

Nga personat e intervistuar pati pretendime për veprime të dhunshme nga ana e policisë, si edhe ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë. Dy prej tyre kanë pretenduar se ndaj tyre është ushtruar dhunë (janë qëlluar me shpulla dhe grushta) në furgonin e policisë nga një punonjës i veshur civil dhe njërit prej tyre një punonjës i veshur civil i ka marrë dhe thyer celularin me të cilin po filmonte protestën; një person ka pretenduar se dy punonjësit e policisë që e kanë marrë në pyetje e kanë goditur me shuplakë dhe grusht në fytyrë kur ai nuk ka pranuar të nënshkruajë proceverbalin e marrjes në pyetje. Një prej tyre pretendoi se është goditur në kokë nga punonjës të policisë në çastin që është ndaluar, por nuk pati ankesa formale të paraqitura për të mundësuar më tej hetimin e institucionit tonë.

Nga protesta e datës 12.12.2020 janë shoqëruar gjithsej 49 persona, nga të cilët 24 të mitur, si më poshtë.

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 12.12.2020 janë shoqeruar 6 persona, nga të cilët 1 prej tyre ishte i mitur. Në veprimet procedural të kryera me shtetasin e mitur, rezultoi se nuk janë respektuar parashikimet dhe standardet e legjislacionit ludhur me praninë e përfaqësuesit ligjor e psikologut, si edhe vendit të marrjes në pyetje. I mituri pohoi për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se qenë në proteste si kalimtar dhe më pas ishte shoqeruar nga policia, por nuk ndaj tij nuk ishte ushtruar dhunë.

Në Komisariatin nr.1 ishin shoqëruar gjithsej 7 persona nga të cilët 3 ishin të mitur. Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.2 ishin shoqëruar gjithsej 25 persona, nga të cilët 16 ishin të mitur.  Të gjithë personat e shoqëruar ishin lënë të lirë pas kryerjes së procedurave.

Në Komisariatin nr.3 ishin shoqëruar gjithsej 8 persona, nga të cilët 4 ishin të mitur. Një prej personve të mitur, ka deklaruar për përfaqësuesit e institucionit të Avokatit të Popullit se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike në momentin e kapjes, nga punonjësit civilë.

Në Komisariatin nr.4 ishin gjithsej 3 të shoqëruar, nga të cilët një i mitur. Nuk kishte shenja apo pretendime për dhunë.

Në Komisariatin nr.5 nuk kishte persona të shoqëruar. Aty gjendej i shoqëruar vetëm një person i transferuar.

Në komisariatin nr. 6 nuk kishte persona të shoqëruar.

Avokati i Popullit mbetet në ndjekje konstante të situatës dhe do të përditësojë qëndrimet e tij edhe në vijim, sikurse që nga dita e parë.

 

Etiketa: avokati i popullitprotestaraporti


Ju sugjerojmë

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

9 Tetor, 2025 2:23 pm
Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
Aktualitet

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

9 Tetor, 2025 1:44 pm
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

9 Tetor, 2025 1:32 pm
Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
Bota

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

9 Tetor, 2025 12:32 pm
Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet
Kryesore

Seanca në Kuvend, Balla: PD ofendoi ministrat, Sali Berisha nuk do normalitet

9 Tetor, 2025 12:29 pm
Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës
Kryesore

Berisha: E mbyllën seancën sapo përmenda Arubën, dëshmon tmerrin e Edi Ramës

9 Tetor, 2025 12:28 pm
Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin
Kryesore

Mbyllet seanca në Kuvend, Bardhi-Peleshit: Nëse nuk e mban dot presionin

9 Tetor, 2025 12:20 pm
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
Politikë

Zgjedhjet lokale në 6 bashki/ PD, PS dhe PL propozojnë anëtarët e KZAZ

9 Tetor, 2025 12:00 pm
Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese
Kryesore

Vrasja e gjyqtarit/Koçiu-opozitës: S’jam unë përgjegjëse, jeni ju me gjuhën linçuese

9 Tetor, 2025 11:45 am
PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën
Kryesore

PS rrëzon kërkesën e PD për interpelancë me Ramën për Arubën

9 Tetor, 2025 11:25 am
Para
Koronavirusi/ Përkeqësohet gjendja shëndetësore, intubohet mjeku

Covid në Shqipëri/788 raste të reja, shënohen 14 viktima

Protesta në Tiranë/ Arrestohet i riu me kanabis, nën hetim 18 të tjerë

Detaje/Autobote dhe 900 efektivë në terren,Tirana pranë protestës së pestë

SHBA: Fillon shpërndarja e vaksinave, vaksinimi nis të hënën

SHBA: Fillon shpërndarja e vaksinave, vaksinimi nis të hënën
















TE FUNDIT

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet

Iu sekuestrua telefoni nga SPAK, “Kushtetuesja”: Qytetares i është cënuar e drejta
9 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese ka pezullon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor. Vendimi...

Lexo më shumë

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte

Mbledhja e gjyqtarëve/Simoni flet për sigurinë:Nuk mund të shtyhet më në këto kushte
9 Tetor, 2025

Pas përfundimit të mbledhjes së gjyqtarëve, Sandër Simoni ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka zbardhur detaje nga mbledhja....

Lexo më shumë

Dhunoi avokatin avokatin në Fier, arrestohet 49-vjeçari

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
9 Tetor, 2025

Një grua 49-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka goditur një avokat. Policia thotë se ka arrestuar në...

Lexo më shumë

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv

Arrihet marrëveshja Izrael-Hamas, shpërthen festa në Gaza dhe Tel Aviv
9 Tetor, 2025

Pengjet izraelite mund të lirohen që të dielën, sipas planit të Donald Trump për fundin e luftës në Gaza, dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com