-U tha në Opinion

Protesta/ Artan Hoxha tregon dy planet e Gardës për të evakuuar Bashën nga selia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:31 - 10/01/22 |
Opi Nion

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje kryedemokratin Lulzim Basha.

Hoxha në emisionin “Opinion” se garda ka patur dy plane për evakuimin e Bashës gjatë protestës. Po ashtu, gazetari tha se garda ka mbrojtur dhe Enkelejd Alibeaj.

“Garda e Republikës ka hyrë në seli në orën 9 e 30 minuta, ka hyrë në seli pa ardhur Basha. Kanë qenë nga dy 6 pjesëtarë të Gardës dhe ka hyrë edhe një tjetër dhe janë bërë 7 dhe kanë qenë të armatosur me armë me leje. Ata e kanë izoluar Bashën që në fillim , unë mendoj se Basha ka patur garanci nga garda që nuk ai nuk do të prekte. 6 prej tyer e kanë izoluar në zyrë. Në momentin që disa persona ngjiten në katin e dytë dhe rrezikojnë të shkojnë tek Basha. Garada e ka marrë Bashën pa e pyetur Bashën dhe e ka evakuuar nga aty dhe e ka çuar në një ambient që nuk kishte pamje me pjesën ballore ku ndodhin zhvillimet. Garda kishte dy plane për të evokuar Bashën. Njëri nga planet u doli jashtë përdorimit se protestuesit pa e ditur e bllokuan atë dalje. Plani tjetër ishte tarraca për ta kaluar tek parlamenti, duke përdorur një urë. Një nga gardistët është marrë me sigurinë e Enkelej Alibeajt sepse është nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe garda ka ruajtur jetën e tij”,-tha Hoxha./Opinion.al

Pas