Një 22-vjeçar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se është autori që dogji pemën e krishtlindjes para kryeministrisë gjatë protestës së zhvilluar për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.
Mësohet se në pranga ka rënë Odise Xhelali dhe aktualisht ndodhet në Komisariatin numër 1.
Protestat për vrasjen e Klodian Rashës zgjatën për disa ditë, ndërsa policia shoqëroi disa protestues. Në këto protesta pati episode dhune nga protestuesit dhe nga Policia./ Opinion.al