Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Protesta anti-qeveritare, Lukashenko: I gatshëm të ftojë trupat ruse

2021/07/30 at 9:17 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Protesta anti-qeveritare, Lukashenko: I gatshëm të ftojë trupat ruse

Presidenti i Bjellorusisë tha të premten se është i gatshëm të ftojë trupat ruse në vend nëse do të ishte e nevojshme për të garantuar sigurinë e Bjellorusisë dhe Rusisë.


Por, Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko shtoi se për momentin “nuk ka nevojë” për një gjë të tillë.

Në komentet e tij për agjencinë shtetërore të lajmeve Belta, Lukashenko theksoi se ai ishte përballur me protestat anti-qeveritare të vitit të kaluar pa angazhuar forcat e armatosura të vendeve të tjera, por shtoi se nuk do të hezitonte të sillte trupa ruse nëse kjo do të ishte e nevojshme.

Sipas agjencisë së lajmeve Belta, Lukashenko tha se Bjellorusia është në gjendje të dislokojë shpejt 500,000 trupat e saj, por “nëse ato nuk janë të mjaftueshme, të gjitha forcat e armatosura ruse do të sillen në vend. Nëse kjo do të jetë e nevojshme, ne nuk do të hezitojmë.”

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të premten se Moska nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Bjellorusia për të dislokuar trupa dhe se kjo “është e mundur vetëm pas një kërkese zyrtare nga udhëheqja e një vendi drejtuar udhëheqjes së vendit tonë”.

Rusia dhe Bjellorusia kanë lidhje të ngushta me njëra-tjetrën në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes. Dy stacione radarësh rusë që komunikojnë me nëndetëset bërthamore në oqeanin Atlantik dhe Indian dhe pjesë të Paqësorit janë të vendosura në Bjellorusi. Në shtator, dy vendet ish-sovjetike kanë planifikuar të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë.

Deri kohët e fundit, qeveria e zotit Lukashenkos kishte rezistuar përpjekjet e Moskës për të zgjeruar praninë ushtarake në Bjellorusi dhe kishte refuzuar kërkesat për hapjen e një baze ajrore dhe dislokimin e trupave shtesë në vend.

Por pas krizës politike që shpërtheu në Bjellorusi dhe që u shoqëruar me protesta të mëdha pas rizgjedhjes së Lukashenkos për një mandat të gjashtë në gusht të vitit 2020, Rusia i premtoi mbështetje ushtarake fqinjit të saj dhe një hua prej 1.5 miliardë dollarësh për ekonominë e rënuar të Bjellorusisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të shumta që kanë vënë në shënjestër udhëheqjen bjelloruse dhe sektorët kryesorë të ekonomisë së saj pas protestave kundër manipulimit të zgjedhjeve presidenciale të vitit të kaluar.

Analisti politik bjellorus Valery Karbalevich tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se deklaratat e Lukashenkos të premten ishin një përpjekje e qartë për të trembur Perëndimin.

“Për herë të parë, ai kërcënoi me vendosjen e trupave ruse në Bjellorusi. Megjithatë, Kremlini nuk po nxiton të mbështesë këto nisma”, tha zoti Karbalevich.

Lukashenko ka akuzuar Perëndimin për përpjekjen për të orkestruar një revolucion në vendin që ai ka qeverisur me një dorë të hekurt për dekada të tëra dhe për komplotimin e një grushti shteti, duke përfshirë presionin ndaj Bjellorusisë me sanksione. Rivalja e tij në zgjedhje u arratis në Lituani dhe zyrtarët lituanezë thonë se autoritetet në Bjellorusi tani po ngarkojnë kufirin e Lituanisë me emigrantë për ta vënë këtë vend të BE-së nën presion.

Sipas qendrës së të drejtave të njeriut, Viasna, autoritetet bjelloruse javët e fundit kanë rritur presionin kundër organizatave joqeveritare dhe mediave të pavarura, duke kryer më shumë se 200 bastisje në zyra dhe apartamente të aktivistëve dhe gazetarëve vetëm këtë muaj.

Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve tha se bastisjet dhe ndalimet që kishin në shënjestër gazetarët vazhduan të premten në Minsk dhe qytete të tjera. Në fillim të kësaj jave, autoritetet shpallën kanalin televiziv Belsat, të financuar nga palakët, një grup ekstremist.

Gjithsej 28 gazetarë bjellorusë mbeten në paraburgim, në pritje të gjykimit ose po vuajnë dënime me burg. Shoqatat e gazetarëve të enjten kërkuan që autoritetet të ofrojnë kujdes urgjent spitalor për një gazetar të njohur, i ndodhet në paraburgim./ VOA

Etiketa: Bjellrusilukashenkoprotestarusia


Ju sugjerojmë

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
Aktualitet

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

22 Maj, 2025 8:46 am
Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
Bota

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

22 Maj, 2025 8:35 am
Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
Bota

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

22 Maj, 2025 8:27 am
Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
-Jetë dhe Stil

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

22 Maj, 2025 8:21 am
Moti i paqëndrueshëm, ja si priten që të jenë kushtet atmosferike javën e ardhshme
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:14 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:10 am
“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga
-U tha në Opinion

“Grupet italiane, klientë të mafias shqiptare”, Mejdini: Dy rrugët nga kalonte droga

21 Maj, 2025 10:52 pm
Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…
-U tha në Opinion

Operacioni “Ura”,Lala:U gjetën 3 milionë Euro të groposura në oborrin e banesës…

21 Maj, 2025 10:41 pm
Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve
Bota

Trump akuzon Afrikën e Jugut: Po bëni gjenocid ndaj të bardhëve

21 Maj, 2025 10:25 pm
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit

21 Maj, 2025 10:23 pm
Para
Deklarata e Kim, Berisha: Asgjë nuk më lëkund, do shkoj krenar në Kuvend

Deklarata e Kim, Berisha: Asgjë nuk më lëkund, do shkoj krenar në Kuvend

Zjarr i madh në Ksamil, digjen pemë dhe shkurre

Zjarr i madh në Ksamil, digjen pemë dhe shkurre

Emri/ Kush është 27-vjeçari që u gjet i mbytur në plazhin e Tales

Emri/ Kush është 27-vjeçari që u gjet i mbytur në plazhin e Tales
















TE FUNDIT

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë

Shqipëri-BE, hapet sot grupkapitulli i tretë
22 Maj, 2025

Në më pak se një muaj diferencë, Bashkimi Europian do të mbajë sot pasdite në Bruksel konferencën  e pestë ndërqeveritare...

Lexo më shumë

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington

Vriten dy punonjës të ambasadës izraelite në Uashington
22 Maj, 2025

Dy punonjës të ambasadës izraelite në kryeqytetin amerikan Uashington janë vrarë, sipas Sekretares amerikane të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem. Të...

Lexo më shumë

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror

Kupola e Artë/ Trump shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin kundërajror
22 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes ajrore: Kupola e...

Lexo më shumë

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
22 Maj, 2025

Për të vlerësuar rritjen ekonomike, në mungesë të të dhënave zyrtare, shpesh ekonomistët shikojnë ecurinë e numrit të makinave për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com