Katër persona, mes të cilëve dy pronarë të një lokali në Sukth janë arrestuar pasi akuzohen për prostitucion.
Pas një hetimi 2 mujor është finalizuar operacioni i koduar “Bujtina”, ku janë vendosur në pranga dy tutorë, një klient dhe një 34-vjeçare (punonjëse seksi) e dënuar më parë për prostitucion.
Të arrestuarit janë P. B. 66 vjeç, banues në Ishëm, tutor, i dënuar më parë për shitje droge, S. G. 60 vjeçe, banuese në Sukth i Ri, tutore.
B.S. 34 vjeçe, banuese në Durrës, e dënuar më parë për prostitucion dhe P. L. 43 vjeç, banues në Rromanat (klient).
Dy pronarët e lokalit P. B. dhe S.G. punësonin femra si kameriere dhe i shfrytëzonin për prostitucion kundrejt pagesës 2000- 3000 lekë, me klientë të këtij lokali.
“Shtetësia B. S. është kapur në flagrancë në një hotel afër lokalit së bashku me shtetasin P.L.