Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prostituimi në Bllok, flasin klientët në gjykatë: nuk i detyruam vajzat

2016/03/27 at 9:48 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prostituimi në Bllok, flasin klientët në gjykatë: nuk i detyruam vajzat

Gjykata e Tiranës urdhëroi dje lirimin nga qelia të katër prej shtatë personave të arrestuar tri ditë më parë nga operacioni policor kundër prostitucionit, i koduar “Mustang”. “Fatin” e lirimit nga dhomat e paraburgimit e patën dyshuarat si prostituta, Aureta B. e Domenika D., që, sipas Policisë, prostituonin për shuma 100-­300 euro dhe dy klientët e tyre Melsi M. dhe Hajredin S. Për ta, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim për paraqitje”. Vendimi i lirimit për dy vajzat 24 dhe 27­ vjeçare ishte në kundërshtim me pretendimin e prokurorit, i cili kërkoi lënien e tyre në “arrest në burg”.


Ndërsa dy klientët e tyre u liruan me kërkesë të përfaqësuesit të akuzës. Po ashtu, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për lënien në qeli të tre të arrestuarve te tjerë, Nik Gjonikaj dhe Besnik Manka dhe Bledjan Nurja, të dyshuar si personat që angazhoheshin në sigurimin e klientëve për dy prostitutat dhe dërgimin e tyre në hotelet ku ushtrohej prostitucioni në zonën e ish­-Bllokut në Tiranë.

Seancat gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre u zhvilluan me dyer të mbyllura. Burime të gjykatës pohuan se të dyshuarit kanë mbajtur qëndrim mohues në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tyre, përveç dy klientëve. Ata kanë pranuar njohjen me vajzat, por, sipas tyre, në asnjë rast nuk i kanë detyruar të ushtronin prostitucion.

“Unë i kam lëvizur nëpër Tiranë si kliente taksie. Nuk kisha dijeni se çfarë bënin me personat që shoqëroheshin”, mësohet të ketë pretenduar taksisti Nurja. Përmes avokatëve, të pandehurit kërkuan masa të buta sigurie. Pretendimet e tyre janë kundërshtuar nga ana e prokurorit në sallën e gjyqit.

Duke iu referuar hetimit 9­ mujor, prokurori tha se ekzistojnë përgjime ambientale, vëzhgime dhe fotografime të të dyshuarve, që provojnë përfshirjen e tyre në veprimtarinë e shfrytëzimit të prostitucionit.

HETIMI

Hetimi që u finalizua me shtatë të arrestuar nisi në fund të vitit 2015. Fillesa ka qenë informacioni i siguruar në rrugë operative se personi me pseudonimin “Nini” merrej me shpërndarje narkotikësh dhe shfrytëzim prostitucioni. Mbajtja nën vëzhgim e këtij personi, të identifikuar si Nik Gjonikaj, zbuloi se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Sipas Prokurorisë, nga vëzhgimi ka rezultuar se datë 23.03.2016, rreth orës 19:00, ai ka hipur në një automjet ku ndodhej Bledjan Nurja, Domenika D. dhe Melsi M. Rreth orës 20:05, shtetasi Nik Gjonikaj ka kryer një telefonatë me një shtetas, i cili e priste te “Pazari i Ri”, dhe pasi ka shkuar në këtë vend, nga automjeti ka zbritur shtetasja Domenika, e cila ka hipur në automjetin me targë AA xxx LS, në përdorim të shtetasit Hajredin S. Po sipas Prokurorisë, në vijim Nik Gjonikaj ka shkuar në qendër të Tiranës dhe ka marrë shtetasen Aureta B. dhe me automjet kanë shkuar në hotelin “V…”. Në këtë vend ajo ka kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës 100 euro me Melsi M.

Më pas këta shtetas kanë hipur sërish në automjet dhe në këtë moment është kryer ndalimi i tyre nga punonjësit e policisë. Është kryer dhe ndalimi i shtetasit Nik Gjonikaj në rrugë pranë banesës së tij. Njëkohësisht është bërë dhe ndalimi i automjetit me targë AA xxxLS, në Rrugën e Kavajës, në drejtimin e të cilit ishte shtetasi Hajredin S., mjet ku ndodhej dhe Domenika D. /Panorama

 



Ju sugjerojmë

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
Aktualitet

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

21 Qershor, 2026 10:57 pm
Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
Aktualitet

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

21 Qershor, 2026 10:21 pm
“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
Bota

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

21 Qershor, 2026 9:36 pm
22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

21 Qershor, 2026 8:03 pm
Ngërçi i bisedimeve për paqen luhat sërish tregjet,
Politikë

Spiropali i përgjigjet Ramës: PS të gjejë forcën të vetëpastrohet

21 Qershor, 2026 7:00 pm
Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit
Kryesore

Rama: Sponsorët e protestës po harxhojnë shumë para për t’i bërë dëm vendit

21 Qershor, 2026 6:55 pm
Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues
Aktualitet

Qëndruan deri në mëngjes para Kryeministrisë, policia procedon 9 protestues

21 Qershor, 2026 6:52 pm
Berisha vizitë zyrtare në Bruksel në kuadër të 50 vjetorit të PPE
Kryesore

Berisha: Grisja e flamurit izraelit akt kriminal, të ndëshkohet autori

21 Qershor, 2026 4:48 pm
Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët
Life Style

Shkencëtarët zbulojnë pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët

21 Qershor, 2026 4:46 pm
Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi
Aktualitet

Rrezikoi sigurinë e pushuesve me motor uji, gjobitet me 530 mijë lekë drejtuesi

21 Qershor, 2026 3:32 pm
Para
Ndërrohet ora, më pak gjumë dhe më shumë para 

Ndërrohet ora, më pak gjumë dhe më shumë para 

Pak minuta më parë/ Aksident në Tiranë, mjeti përfundon në Lanë 

Pak minuta më parë/ Aksident në Tiranë, mjeti përfundon në Lanë 

14 javë hetime, ja akuza për Ermal Hoxhën dhe grupin e Xibrakës 

14 javë hetime, ja akuza për Ermal Hoxhën dhe grupin e Xibrakës 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin

“Grupe greke në protestë”,Rama-organizatorit: Ouu, avash avash se të gjithë do dalin
21 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket protestave në Tiranë. Ai ka ndarë një foto...

Lexo më shumë

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit

Dita e 22-të e tubimit në Tiranë, protestuesit marshojnë pranë Kuvendit
21 Qershor, 2026

Po mbahen në kryeqytet dita e 22-të e protestës jopartiake. Si çdo ditë, qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për...

Lexo më shumë

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran
21 Qershor, 2026

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur...

Lexo më shumë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

22 ditë protestë, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
21 Qershor, 2026

Dita e 22-të e protestës ka nisur me marshimin e qytetarëve drejt Kryeministrisë, që nisi rreth orës 19:30. Qytetarët u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}