Një rrjet prostitucioni u zbulua në një lokal pranë Prokurorisë së Tiranës. Balerinat e këtij klubi nate shfrytëzoheshin për prostitucion nga menaxherët e lokalit.
Në këtë aksion të Policisë, u arrestuan Xhonatan Terpollari, Florian Bregu dhe L.B. si pjesëtarë të rrjetit që shfrytëzonin balerinat për prostitucion.
Ndërkohë, bashkë me ta u shoqëruan edhe 3 vajzat balerina. Dy prej tyre kanë dhënë dëshminë e tyre para Policisë.
“E bënim këtë punë me dëshirë që të fitonim para. Kontaktet i kishim me Xhonatanin”, kanë thënë dy prej 3 vajzave të shoqëruara dhe të dyshuara për prostitucion.
Nderkohe, vajza e trete, 16-vjeçare, ka thene se eshte mashtruar. Siç ka raportuar “Panorama”, ajo eshte kthyer te prinderit e saj ne Durres nga Policia.