Një grua 46 vjeçe është kapur duke ushtruar prostitucion në fshatin Vaqarr të Tiranës. Bashkë me të është ndaluar edhe klienti, një burrë 40 vjeç. Sakaq policia tha se ka vënë në pranga edhe një grua tjetër 60 vjeçe që i gjente klientë gruas me iniciale M. Gj., madje kishte vënë në dispozicion edhe lokalin e saj për ushtrimin e këtij aktiviteti.
Njoftimi i policisë
Seksioni për hetimin e trafikut të paligjshëm pranë D.V.P. Tiranë, më datë 20.09.2017, arrestoi shtetasen Rolanda Qose, 60 vjeçe, banuese në Tiranë. Arrestimi i shtetases së mësipërme u krye pasi, në Vaqarr, në lokalin e saj i siguronte klient për ushtrim prostitucioni shtetases M.Gj., 46 e vjeçe, e cila u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, me shtetasin E.M., 40 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, parashikuar nga neni 114 dhe 115 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetases Rolanda Qose, dhe për veprën penale “Prostitucioni”,në ngarkim të shtetaseve M.Gj., dhe E.M., parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal./Opinion.al
*Foto ilustruese nga Vaqarri në periferi të Tiranës