Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Prostitucion dhe kokainë, arrestohen dy menaxherët e lokalit dhe këngëtari

2019/12/15 at 1:27 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Prostitucion dhe kokainë, arrestohen dy menaxherët e lokalit dhe këngëtari

Policia e Shkodrës ka arrestuar tre persona, pasi shpërndanin kokainë si dhe zhvillonin aktivitetin e prostitucionit në ambientet e një klubi.

Policia njofton se ka arrestuar dy menaxherët e klubit si dhe një këngëtar. Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronarit i klubit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në  Shkodër (balerinë).

Policia ka sekuestruar një sasi të vogël kokaine dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Mbi të arrestuarit dhe të proceduarve, rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klubet e natës”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim më forcat speciale Renea, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër.

Operacioni në funksion të hetimeve proaktive disamujore të realizuara nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në klubet e natës dhe vënies së ambienteve të lokalit për ushtrimin e prostitucionit, në qarkun Shkodër.

Kontrollet janë shtrirë në shumë lokale dhe klube nate në Qarkun Shkodër.

Shpallet në kërkim pronari i një klubi, i cili kishte vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave të forta dhe për ushtrim prostitucioni.

Vihen në pranga dy menaxherët e klubit dhe një shtetas tjetër, të cilët në bashkëpunim me pronarin e klubit kanë shpërndarë dhe shitur lëndë narkotike kokainë.

Pas një punë të mirorganizuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me mbështetjen e focave Speciale Renea, u organizua dhe finalizua operacioni policor “Klubet e natës”, për goditjen e personave që shpërndanin lëndë narkotike në klubet dhe lokalet e natës, në Qarkun e Shkodrës.

Operacioni u zhvillua pas hetimeve të kryera si rezultat i procedimit penal të vitit 2019.

Si rezultat i operacionit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

A. V, 29 vjeç, menaxheri i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G. M., 27 vjeç, menaxher i klubit, lindur dhe banues në Shkodër, i arrestuar më parë për të njëjtën vepër penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, në bashkpunim”.

Z. J., 57 vjeç, këngëtar ne club, lindur në Muriqan e banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e pronarit të lokalit, shtetasit E. M., si dhe u proceduan në gjendje të lirë shtetasit Ç. P., 33 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (klient) dhe L. S., 31 vjeçe, banuese në Shkodër (balerinë).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të gjithë këta shtetas, në bashkpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë kanë shitur dhe shpërndarë lëndë narkotike kokainë, kanë vënë në dispozicion ambientet e lokalit për përdorimin e drogave dhe për ushtrim prostitucioni.

Në momentin e kontrollit, Policia ka sekuestruar një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe sende të tjera që shërbejnë për përdorimin e lëndëve narkotike, 5 aparate celular dhe dokumentacionin e lokalit ku ushtrohej ky aktivitet.

Vazhdon puna me intesitet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për zbardhjen e bashkëpunëtorëve të tjerë.

Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat
penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’ në bashkëpunim, ‘’Përshtatja e lokalit për përdorim droge’’, ‘’Prostitucioni’’, ‘’Mbajtja e lokaleve për prostitucion’’ dhe ‘’Fshehja e të ardhurave’’./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
Kryesore

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

31 Tetor, 2025 1:12 pm
Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
Aktualitet

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

31 Tetor, 2025 12:00 pm
Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
Aktualitet

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

31 Tetor, 2025 11:40 am
Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
Aktualitet

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

31 Tetor, 2025 11:35 am
Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?
Aktualitet

Veliaj: Çfarë shkeljeje të rëndë kushtetuese kam kryer unë?

31 Tetor, 2025 11:33 am
Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore
Bota

Trump i përgjigjet Putin: Le të rifillojmë me testimin e armëve bërthamore

31 Tetor, 2025 11:21 am
Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel
Aktualitet

Rrëzohet kërkesa e Begajt: Dekreti për zgjedhjet në Tiranë do shqyrtohet në themel

31 Tetor, 2025 10:50 am
Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi
Aktualitet

Kërkesa e Presidentit për moskompetencë për ankimimin e Veliajt, pritet vendimi

31 Tetor, 2025 10:22 am
Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione
Bota

Mbretëria e Bashkuar: Dodik dhe Cvijanoviq mbeten nën sanksione

31 Tetor, 2025 9:59 am
OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030
Bota

OBSH: Evropa miraton strategjinë shëndetësore 2026–2030

31 Tetor, 2025 9:54 am
Para
Tërmeti në Turqi, Erdogan: Janë plagosur…

Lëkundjet e tërmetit në Shqipëri, sizmologu Duni: Është trend normal...

9-vjetori i lëvizjes pa viza, Basha: Do bëj gjithçka për Shqipërinë në BE

9-vjetori i lëvizjes pa viza, Basha: Do bëj gjithçka për Shqipërinë në BE

Kosovë/ Shpend Ahmeti jep dorëheqjen nga posti si kryetar i PSD

Kosovë/ Shpend Ahmeti jep dorëheqjen nga posti si kryetar i PSD

TE FUNDIT

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të

Veliaj në Kushtetuese, Berisha: Duhet të jemi të drejtë me të
31 Tetor, 2025

Në një konferencë për gazetarët këtë të premte, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi seancën në Kushtetuese ku i...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe

Kryepeshkopi Joan takon Papa Leon XIV, mesazh për paqe
31 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, u takua me Shenjtërinë e Tij, Papa...

Lexo më shumë

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka

Veliaj: U shkarkova se nuk u paraqita në punë, fyerje më të rëndë nga kjo nuk ka
31 Tetor, 2025

Gjykata Kushtetuese po shqyrton sot kërkesën e ish-kryebashkiakut të Tiranës për shfuqizimin e vendimit të Qeverisë për shkarkimin e tij...

Lexo më shumë

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës

Veliaj: Më rrëmbyen nga zyra pa asnjë shkelje, unë jam kryetar i bashkisë së Tiranës
31 Tetor, 2025

Erion Veliaj po flet në seanën publike që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese. “Kam pritur 9 muaj për 9 minuta,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com