Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozohen ndryshime në Kod për forcimin e sigurisë në shkolla, Balla: Kryerja e një vepre penale në shkolla të…

2023/10/24 at 11:03 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Propozohen ndryshime në Kod për forcimin e sigurisë në shkolla, Balla: Kryerja e një vepre penale në shkolla të…

Ministria e Brendshme ka propozuar ndryshime në Kodin Penal, sa i takon forcimit të sigurisë në shkolla.


Përmes një shkrese, drejtuar ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, Taulant Balla ka propozuar shtimin e 11 neneve, që do të rrisnin më shumë sigurinë në institucionet arsimore, ku përfshihet pornografia, dhuna seksuale, apo pornografia dhe të tjera fenomene.

Në lidhje me këtë dekretligji ka reaguar edhe ministri Taulant Balla, i cili theksoi se me këto ndryshime do të ashpërsohen dënimet e parashikuara në Kodin Penal.

“Do të forcojmë me ligj Paketën Sigurisë në Shkolla duke bërë të mundur ashpërsimin e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij. Kryerja e një vepre penale në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij të parashikohet si rrethanë rënduese, nëse në dëm të një të mituri, dhe, në çdo rast, si rrethanë cilësuese e figurës së veprave penale të mëposhtme:

  • Dhuna seksuale (neni 107/a);
  • Pornografia (neni 117);
  • Trafikimi i të miturve (neni 128/b);
  • Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit (neni 278);
  • Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta (neni 279);
  • Prodhimi dhe shitja e narkotikëve (neni 283);
  • Përshtatja e lokalit për përdorim droge (neni 285/a);
  • Hedhja ose braktisja e shiringave (neni 285/b);
  • Nxitja për përdorimin e drogës (neni 286);
  • Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt (neni 291).

Jam i bindur se këto ndryshime në Kodin Penal do të kontribuojnë në rritjen e sigurisë, parandalimin e kriminalitetit dhe shmangien e rrezikut për jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve tanë në të gjitha ato mjedise brenda dhe përreth shkollave të frekuentuara prej tyre.”, thuhet në reagimin e tij.

foto galeri foto galeri 12PreviousNext

PROJEKTLIGJI

Nr. ______/2023

PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 50 “Rrethanat rënduese”, shtohet paragrafi “ë” me këtë përmbajtje:

ë) kryerja e një vepre penale në dëm të një të mituri në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij.

Neni 2

Në nenin 107/a “Dhuna Seksuale”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Kur kjo vepër kryhet në mjediset ose në perimetrin e sigurisë së institucionit arsimor të frekuentuar nga i dëmtuari dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet”.

Neni 3

Në nenin 117 “Pornografia”:

Pas paragrafit të parë, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga tre deri në pesë vjet”.

Pas paragrafit të tretë, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Rekrutimi, përdorimi, shtrëngimi ose bindja e një të mituri për të marrë pjesë në shfaqje pornografike, kur kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

Neni 4

Në nenin 128/b “Trafikimi i të miturve”, shtohet paragrafi si vijon:

“Kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënimi me burgim shtohet me ¼ e dënimit të dhënë”.

Neni 5

Në nenin 278 “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe I municionit”, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet”.

Neni 6

Në nenin 279 “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” pas paragrafit të dytë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Mbajtja e armëve të ftohta si shpatat, bajonetat, thikat dhe mjete të tjera të përgatitura e të destinuara posaçërisht për sulm kundër personave ose për vetëmbrojtje, pa lejen e organeve kompetente, në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga tre deri në gjashtë vjet”.

Neni 7

Në nenin 283 “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.

Neni 8

Në nenin 285/a “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Kur kjo vepër kryhet në perimetrin e sigurisë së një institucioni arsimor, dënohet me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet”.

Neni 9

Në nenin 285/b “Hedhja ose braktisja e shiringave”, shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Kur kjo vepër kryhet në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet”.

Neni 10

Në nenin 286 “Nxitja për përdorimin e drogës”, paragrafi i dytë zëvendësohet nga paragrafi më këtë përmbajtje: “Kur nxitja apo injektimi i detyruar bëhet ndaj fëmijëve apo në mjediset e një institucioni arsimor ose në perimetrin e sigurisë së tij, në institucione penale, sportive apo të çdo veprimtarie tjetër shoqërore dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 11

Në nenin 291 “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi me këtë përmbajtje: “Kur kjo vepër kryhet në perimetrin e sigurisë së një institucioni arsimor, dënohet me burgim nga një vit deri në tre vjet”.

Neni 12

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETARI

Lindita Nikolla



Ju sugjerojmë

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare
Aktualitet

“Rama jepe dorëheqjen”, nis dita e 23-të e protestës qytetare

22 Qershor, 2026 7:20 pm
Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C
Bota

Evropa në valën e të nxehtit, temperatura deri në 44°C

22 Qershor, 2026 7:11 pm
I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll
Bota

I përfshirë në korrupsion, dënohet me 24 vite burg për ish-ministri spanjoll

22 Qershor, 2026 6:58 pm
13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar
Bota

13 persona humbin jetën në shpërthimin e një impianti gazi në Katar

22 Qershor, 2026 6:24 pm
Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme
Bota

Netanyahu: Forcat izraelite do qëndrojnë në Liban për aq kohë sa të jetë e nevojshme

22 Qershor, 2026 5:40 pm
Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit
Kronikë

Përplasi pesë makina të parkuara dhe u largua me vrap, reagon Policia e Durrësit

22 Qershor, 2026 5:35 pm
Para
One Albania mbështet maratonën e Tiranës, ngjarjen më të madhe sportive të qytetit

One Albania mbështet maratonën e Tiranës, ngjarjen më të madhe sportive të qytetit

A do paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje? Berisha: Jam i gatshëm të paraqitem, por s’mund të shkel Kushtetutën

A do paraqitet në GJKKO për t’u marrë në pyetje? Berisha: Jam i gatshëm të paraqitem, por s’mund të shkel Kushtetutën

Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës gjermane

Shofer që 17 vjeç si në Gjermani? DPSHTRR nis shqyrtimin e praktikës gjermane
















TE FUNDIT

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
22 Qershor, 2026

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata...

Lexo më shumë

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
22 Qershor, 2026

Shtetet e Bashkuara miratuan të hënën shitjen e naftës iraniane deri në fund të muajit gusht, pas asaj që autoritetet...

Lexo më shumë

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
22 Qershor, 2026

Britania e Madhe po hyn në një territor të panjohur për historinë e saj moderne. Kryeministrat vijnë dhe ikin me...

Lexo më shumë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
22 Qershor, 2026

Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç, janë gjetur të vdekur në një automjet në juglindje të Francës, në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}