Pas propozimit të kryeministri Rama për emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtimin ka reaguar presidenca.
Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë sekondë vonesë për emërimin e ministrit të ri.
“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin.”, shkruan zëdhënësi i Presidentit në Facebook.
Rama njoftoi pak minuta më parë se program për Rindërtimin “dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”. /Opinion.al