Aktualitet

Propozimi i Osmanit për traktatin e mbrojtjes, Begaj: Duhet të trajtohet me kujdes



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:35 - 16/08/22 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Bajram Begaj gjatë një interviste në RTK, është pyetur lidhur me traktatin e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Kosovës, të propozuar nga presidentja Osmani.

Ai tha se ky është një vendim që u takon parlamenteve përkatëse, por sa i takon presidentit do të punojë bazuar në dritaren ligjore që ky traktat të ecë përpara.

“Është një ide e hedhur nga presidentja e Republikës së Kosovës, e cila nënkupton një ide që duhet të trajtohet me shumë kujdes nga institucionet. Unë e kuptoj presidenten dhe do të punoj që ky lloj traktati, bazuar në dritaren ligjore të ecë përpara. Kuvendet janë ato që vemdosin. Me sa di është një marrëveshje bashkëpunimi mes dy republikave”, tha Begaj.

I pyetur nëse ky traktat lidhet me situatën e sigurisë që është gjithandej, Begaj tha:

“Mendoj se në kushtet aktuale, kërkon më shumë idenë që mbështetja e Shqipërisë duhet të jetë e nevojshme në situata të tilla. Republika e Shqipërisë do të jetë mbështetëse e sigurisë në rajon, dhe veçanërisht në Kosovë. Prania e KFOR është mbështetëse e sigurisë”, tha Begaj./Opinion.al

Pas