Armina Mevlani ndodhet në Paris, pasi po merr pjesë në Javën e Modës. Por mesa duket, blogerja shqiptare nuk ndodhet vetëm. Ajo shoqërohet nga disa miq të saj dhe të gjithë së bashku kanë organizuar një moment magjik për njërën nga shoqet.
Pikërisht në kryeqytetin e dashurisë, ajo mori propozimin për martesë nga i dashuri. Gjithçka nën tingujt e kitarës dhe dhjetëra personave që ishin dëshmitarë në rrugë. Si romantike që është, Armina e kishte shumë të vështirë të kontrollonte emocionet. Ajo shpërtheu në lot nga gëzimi për mikeshën e saj.
Më tej, blogerja shqiptare Armina Mevlani shpjegoi se ishte një moment shumë emocionues dhe se të gjithë këtë e kishin organizuar për të lumturuar mikeshën e saj, Katia