Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Propozimi i KQZ, një atentat ndaj demokracisë

2018/03/23 at 12:51 PM
në Kryesore, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Përse Monika Kryemadhi refuzoi të jetë zonja e parë?


Nga Mentor Kikia


Komisioni i Reformës Zgjedhore, ka në tryezë edhe disa rekomandime të KQZ-së, të nxjerra nga analiza e punës, në mes të Dhjetorit 2017. Ndër të tjera KQZ rekomandon ndryshime të forta në mënyrën e zgjedhjes së kryetarëve të bashkive, duke sygjeruar aplikimin e sistemit proporcional në nivel bashkie. E thënë më qartë, qytetarët nuk do të votojnë drejtëpërdrejtë për zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, por do të votojnë për partinë, përfaqësuar nga këshilltarët, dhe ata do të zgjedhin kryetarin.

Po përse duhet të bëhen këto ndryshime? KQZ argumenton se kjo do të zgjidhte ngërcin e përplasjeve Kryetar-Këshill, që shpesh argumenton se kjo do të zgjidhte ngërcin e përplasjeve Kryetar-Këshill, që shpesh çon në bllokimin e vendimarrjes. Kjo është e vërtetë dhe këtë ne e shikojmë në kohën e miratimit të buxhetit të bashkisë.

Por a është kjo mënyra për të zgjidhur përplasjet mes kryetarit të bashkisë dhe këshillit bashkiak? A e përmirëson kjo demokracinë vendore, apo e shkatërron fare? Tu heqësh qytetarëve të drejtën për të zgjedhur kryetarin e bashkisë me votë të drejtëpërdrejtë, nuk është demokraci, por është një atentat ndaj demoktracisë dhe lirisë. Demokracia pësoi një regres të madh me listat e mbyllura të kandidatëve për deputet, dhe sot praktikisht shqiptarët nuk i zgjedhin deputetët. Ata votojnë partinë dhe partia emëron deputetët. Kjo bëri që parlamenti të mbushet me horra. Tashmë, sygjerohet e njëjta gjë edhe për zgjedhjet vendore. Populli të votojë partinë dhe partia të caktojë kryetarin.

Zgjedhjet vendore quhen ndryshe edhe zgjedhje administrative. Ato nuk janë zgjedhje politike. Madje para çdo procesi zgjedhor, qytetarëve u bëhet thirrje të mos shikojnë logon e partisë, por të vlerësojnë kandidatin, projektet e tij ekonomike e sociale, pasi ai do të qeverisë dhe administrojë bashkinë.

Të shikosh sot nivelin e këshilltarëve bashkiakë, është një dramë. Një nivel gati ordiner, shumica tregtarë, që i ndërrojnë partitë sipas interesave të tyre personale. E keni parasysh çpo ndodh tani me këshilltarët e LSI-së nëpër bashki? Po kalojnë të gjithë me PS-në, meqë LSI nuk është në qeverisje. Dhe të mendosh se në dorë të këtij soji do të mbetet zgjedhja e kryetarit të bashkisë. Këta e shesin votën për një leje ndërtimi, apo një licensë biznesi, për të votuar buxhetin. Ndërsa për të votuar kryetarin do të rrisin pazarin e do të jenë mbështetës të përhershëm të tij. Kjo do të bëjë që të kalohet nga një këshill, gjithësesi me opozitë, në një këshill të kontrolluar tërësisht nga kryetari. Pra, ti heqësh kryetarit edhe oponencën e këshillit, nuk është demokratike, por një qeverisje vendore surrogato.

E keni dëgjuar shprehjen “llogaridhenie”? Sot njerëzve po u sygjerohet me të madhe që të bëhen aktivë e ti kërkojnë llogari kryetarit të bashkisë, për të realizuar premtimet elektorale. Por nëse kryetarin e zgjedh këshilli, kujt dhe për çfarë ti kërkosh llogari? Ne kemi nevojë të dimë se cilët janë kandidatët për kryetar të bashkive tona. Kemi nevojë ti dëgjojmë projektet e tyre, para se të vendosim se kë të votojmë. Ne po përpiqemi të prodhojmë mekanizma të mbajmë larg bashkive Elvis Rroshët, dhe jo të na vijnë Shullazët.

Nëse ka një çështje për të cilën duhet të reagojmë fort dhe të gjithë, është të ndalohet çdo përpjekje e ligjvënësve për ta shndërruar në ligj këtë propozim, që do ti vërë kapakun demokracisë. KQZ sjell si justifikim edhe votimin me një fletë të vetme, gjë që do të ulte koston e zgjedhjeve. Por si ka mundësi që të arsyetohet në këtë mënyrë? Pra, në emër të kostos për të mos shpenzuar më shumë fletë votimi, duhet të sakrifikojmë demokracinë?

Etiketa: mentor kikia


Ju sugjerojmë

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA
Bota

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA

3 Janar, 2026 6:09 pm
Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit
Bota

Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit

3 Janar, 2026 5:51 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

3 Janar, 2026 5:24 pm
U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros
Bota

U kapën nga forcat speciale të SHBA, Trump zbulon vendndodhjen e Maduros

3 Janar, 2026 5:19 pm
Sulmet e SHBA në Venezuelë, Kurti: Të goditen e zyrtarët e përfshirë në trafik droge
Kryesore

Sulmet e SHBA në Venezuelë, Kurti: Të goditen e zyrtarët e përfshirë në trafik droge

3 Janar, 2026 2:36 pm
Kapja e Maduros nga SHBA, BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar
Bota

Kapja e Maduros nga SHBA, BE: Të respektohet ligji ndërkombëtar

3 Janar, 2026 2:05 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Rusia dënon ashpër “agresionin” amerikan në Venezuelë

3 Janar, 2026 1:58 pm
Sulmi i SHBA në Venezuelë, Berisha: Inkurajim për të rrëzuar Ramaduron tonë
Kryesore

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Berisha: Inkurajim për të rrëzuar Ramaduron tonë

3 Janar, 2026 12:39 pm
Rrëshqitje masive e dheut, bllokohet aksi Ura e Shtrejtë-Prekal
Aktualitet

Rrëshqitje masive e dheut, bllokohet aksi Ura e Shtrejtë-Prekal

3 Janar, 2026 12:28 pm
12 vitet në pushtet të Maduros dhe roli i bashkëshortes së tij
Bota

12 vitet në pushtet të Maduros dhe roli i bashkëshortes së tij

3 Janar, 2026 12:25 pm
Para
Armina Mevlani bëhet romantike, ja super dedikimi që i bën Shkëlzenit

Armina Mevlani bëhet romantike, ja super dedikimi që i bën Shkëlzenit

Vendimi për Fatos Lulon/ Reagon Rama: S’kemi parë gjë akoma

Vendimi për Fatos Lulon/ Reagon Rama: S’kemi parë gjë akoma

Instagram së shpejti do të zgjidhë problemin e madhësisë së fotove

Instagram nuk ndalet, sjell për përdoruesit dy risi që do ju pëlqejnë
















TE FUNDIT

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA

Trump flet pas kapjes së Maduros: Venezuelën do ta drejtojë SHBA
3 Janar, 2026

Presidenti Donald Trump iu drejtua kombit për herë të parë, pas operacionit të SHBA-së në Venezuelë. Gjatë fjalës së tij,...

Lexo më shumë

Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit

Trump publikon foton e Maduro pas arrestimit
3 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar fotografinë që e shfaq presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, me pranga në duar, të...

Lexo më shumë

Mbytet në lum 44-vjeçarja në Tiranë

I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
3 Janar, 2026

Një 44-vjeçare në Tiranë, në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, ka humbur jetën pasi dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar...

Lexo më shumë

Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?

Nafta, preteksti i drogës, “Doktrina Monroe”, pse SHBA-të sulmuan Venezuelën?
3 Janar, 2026

I paraqitur kryesisht si një akt për mbrojtjen e popullsisë amerikane nga një regjim venezuelian që kërkon të destabilizojë Shtetet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com