Aktualitet

Propozimi i Alibeajt për të hequr dorë nga zgjedhjet dhe kuvendi, flet Berisha  


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:33 - 15/04/22 |
el ida

Gjatë daljes se tij për mediat, ish-Kryeministri Berisha është pyetur nga gazetari i Klan News Enkel Xhangoli,  nëse është i gatshëm të heqë dorë nga organizimi i partisë, zgjedhjet në bazë dhe kuvendi i 30 Prillit, pas platformës së propozuar nga Alibeaj.

“Edi Rama lot më fasadë. Pas vendimit të gjykatës së Tiranës të shtyrë tre muaj ose më shumë, njeriun e parë që kam takuar, që kam shtrirë dorën ka qenë kreu I grupit parlamentar, Alibeaj dhe deputeti Gaz Bardhi. U ula më së pari me ta për të dhënë mesazhin e shkëputjes nga një periudhë e përçarjes së PD. Njeriu që e krijoi u largua duke marr të gjitha përgjegjësitë. Por kjo ofertë  gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Ai jo vetëm refuzoi ofertën, por i udhëzuar nga Edi Rama përmes Bashës, paditi PD në gjykatë. Më lejoni t’ju bëj me dije se padija e tij është absolutisht nul për arsye se nuk ka qenë palë dhe kodi I procedurës civile përcakton qartë se kush mund të paraqesë ankim ndaj një gjykatës. Veç kësaj Alibeaj nukka asnjë tagër të firmosë një dokument përveçse për kohën që njihej si kryetar grupi.

Kryetar i PD është vetëm një, Komisioni i Rithemelimit si kryetar kolektiv kolegjial dhe jo individi. Çka do të thotë firmat e tyre së bashku. Askush tjetër nuk mund të firmosë në emër të PD. Për këtë arsye u detyrova t’i them Alibeajt se për ne nuk je më kryetar i grupit parlamentar, sepse ke paditur në kundërshtim me ligjet PD. A mund të paraqesë një platformë, një bashkëpunëtor i ngushtë i Ramës? Kjo nuk mund të ndodhë. Grupi parlamentar është I PD dhe jo PD e grupit parlamentar. Nuk ka asnjë komision t’u thotë degëve që të zhbëjnë zgjedhjet që kanë bërë. Qëndron një vullnet i hekurt, që çdo anëtar i PD të ketë të drejtën të verifikojë gjithçka në këtë proces”, tha Berisha./Opinion.al

 

 

Pas